Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 697 online users.
» 0 Member(s) | 694 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 10
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 573
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,459
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Youtube, Nvidia dhe Mozilla sjellin 3D teknologjinë.
Posted by: withstyle - 04-13-2021, 08:30 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=FJTM]
3D teknologjia filloi dalë ngadalë të afrohet nga kinematë tek shtëpitë tona. Mozilla, NVIDIA dhe Youtube njoftuan partneritet, qëllimi i të cilës është të mundësohet 3D video përmes HTML 5. Kuptohet këto video tani për tani mund të shikohen vetëm në Firefox 4 dhe do të jenë në dispozicion vetëm për ato sisteme të cilat kanë NVIDIA 3D Vision harduerë.

Youtube tashmë përmban disa mijra 3D video, kurse tani me këtë partneritet përfundimisht do të jenë në dispozicion edhe për publikun më të gjerë. Youtube do të transkodon këto video në WebM, media e lirë për video dhe audio formatë, për të përdorur “playerin” e tyre HTML5. Nëse keni të instaluar 3D Vision, me futjen e yt3d, tagu për gjith 3D videot e enkoduara në shfletuesin Youtube, do tu shfaqen të gjitha 3D video përmbajtjet. Gjithashtu edhe hardueri duhet të rregullohet që të punojë në 3D.

3D Vision, është një kombinim i një hardueri dhe softueri, dhe kur në këtë të shtohen edhe syzat speciale për 3D, mundësohet një përvojë e shkëlqyeshme 3D e projektuar për gjith gamerët, filmofilët dhe foto entuziastët./itshqip



Burimi:Informatika Shqiptare
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=4BuMJ0rwTsg[/youtube]

Print this item

  Tragjedia e quajtur “Nokia N9”
Posted by: iceboy - 04-13-2021, 07:46 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: nokia_n9_612460250.jpg&size=article_medium]

Nokia N9 mund të ketë qenë telefoni që keni ëndërruar në një univers paralel ku Android dhe iPhone nuk ekzistojnë dhe ku zhvilluesit e aplikacioneve nuk krijojë apo shkatërrojnë platforma. Në fakt N9 është një telefon i bukur me softuer atraktiv, por tragjedia këtu është se asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi.

N9 bazohet në MeeGo, një sistem operativ që dikur ishte supozuar të jetë shpëtimtari i Nokia’s. Bazuar në Linux dhe krijuar në bashkëpunim me Intel, MeeGo është dizajnuar që të punojë në telefona, talbet dhe laptop të vegjël, që në fakt nënkupton një bashkësi të produkteve për shfrytëzim personal.

Fatkeqësisht MeeGo ishte i ngadalshëm në hapat drejt materializimit dhe Nokia shumë shpejt u bë i parëndësishëm. Në shkurt, Nokia paralajmëroi një partneritet me Microsoft duke u pajtuar për të prodhuar harduer për Windows Phone 7. MeeGo më pas u bë një mundësi mësimi në vend të një strategjie shpëtimi për Nokia’n.

[Image: nokia-n9-family.jpg]

Edhe pse është telefoni i parë me Meego, emocionet apo ajo pjesa “aaa....” mungojnë. Telefoni ka një ndërfaqe atraktive, nuk ka butona në pjesën e përparme dhe çdo gjë kontrollohet nga prekjet dhe rrëshqitjet e gishtit nëpër ekran.

Dy herë e shtypni ekranin për ta dërguar në gjumë. Ju rrëshqitni gishtin nga e majta në të djathë për të hapur një meny që hap të gjitha aplikacionet. Ju shtypni atë listë të aplikacioneve për të shikuar më shumë aplikacione të hapura në të njëjtën kohë. Më tej janë tre meny – një për lansimin e aplikacioneve të reja, një për menaxhimin e atyre që janë të hapura dhe një për paralajmërime dhe rrjete sociale.

Edhe hardueri duket i mirë, me një dizajn të pastër që mbështetet në AMOLED 3.9 inç, kamerë 8 megapikselëshe me fokus Carl Zeiss, dhe memorie të brendshme mes 16 dhe 64GB.

Po ku qëndron problemi?

Nokia është bërë Windows Phone. Kjo nënkupton se MeeGo do të ketë përkrahje të limituar dhe rrjedhimisht interesi i zhvilluesve të palëve të treta do të jetë i limituar. Kjo në kthim nënkupton telefon të padobishëm, dhe jo atraktiv për blerësit potencial. E as data e paraqitjes në treg apo çmimi ende nuk dihet.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=gfE3B6L-Otw[/youtube]

[copyright=http://www.pcworld.al/analiza/4933-Tragjedia-quajtur-Nokia.html]Nga Celik Nimani per PcWorldAlbanian[/copyright]

Print this item

  Toshiba shpalos modelin e ri DX1215 All-in-One
Posted by: iceboy - 04-13-2021, 07:43 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: toshiba_854714353.jpg&size=article_medium]

Ky që po shihni këtu në fotografi është desktopi i parë all-in-one i Toshiba’s për tregun e SHBA’s.

Duke gjykuar vetëm në bazë të specifikave, juve as që do t’ju shkonte në mendje se bëhet fjalë për një all-in-one PC.

Shasia e aluminit që ofron hapësirë për komponentet e PC’s, mundëson që aty të vendoset pa problem një Core i5 apo Core i7 Sandy Bridge së bashku me një HDD 1TB me 7200 RPM, pastaj dy porte USB 3.0, katër porte USB 2.0, HDMI, DVD SuperMulti Drive dhe gjithashtu ka një TV tuner opsional në ofertë.

Përveç kësaj Toshiba do të paraqes këtë sistem të bukur me ekran 21.5 inç, me një tastierë dhe maus të madhësisë së plotë të cilët do të komunikojnë përmes Bluetooth’it me njësinë në fjalë.

Data e paraqitjes në treg parashihet të jetë 3 korriku, ndërsa çmimi do të filloj prej 929 dollarë.

[Image: 5854235981_88531c9313_z-620x556.jpg]

[copyright=http://www.pcworld.al/harduer/4932-Toshiba-shpalos-modelin-DX1215-All--One.html]Nga Celik Nimani per PcWorldAlbanian[/copyright]

Print this item

  Firefox 5 u lëshua zyrtarisht, a po ju pëlqen?
Posted by: iceboy - 04-13-2021, 06:13 PM - Forum: IT Zone - Replies (18)

[Image: 97a5f9.png]

Mozilla sot ka lëshuar edhe zyrtarisht versionin e 5-të të shfletuesit të saj Firefox, e ndërkohë edhe ju mund ta shkarkoni atë nga faqja zyrtare e Mozillas. Do kishim dëshirë ta dinim se si po ju duket shfletuesi i ri Firefox 5, përshtypjet tuaja për të dhe komentet e ndryshme... me lart e keni mundësinë të jepni votën për mendimin tuaj.

Print this item

  SoA TEAM & GAMING CENTER - LOGO & WALLPAPER -
Posted by: bardhmurti - 04-13-2021, 03:13 PM - Forum: Punimet - Replies (14)

SoA TEAM LOGO
[Image: 14uj60l.jpg]
SoA TEAM WALLPAPER
[Image: 2ebborr.jpg]
SoA GAMING CENTER LOGO
[Image: 169qlqx.jpg]
SoA GAMING CENTER WALLPAPER
[Image: 2hmevk8.jpg]

Print this item

  KEK | Wallpaper 3D
Posted by: saddr0 - 04-13-2021, 10:29 AM - Forum: Punimet - Replies (5)

[Image: ?di=6HDL]
Drita asht e marrne prej 1 tutoriali dmth e kom punu n`baz tina e textin vet.

Print this item

  Dërgoni fotografitë nga Facebook tek ata të cilët s’janë në
Posted by: iceboy - 04-13-2021, 09:22 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Dërgoni fotografitë nga Facebook tek ata të cilët s’janë në Facebook

[Image: thumbnail.php?file=facebook_on_android_3...cle_medium]

Edhe pse rrjeti Facebook ka më tepër se 600 milionë përdorues të regjistruar, shumë njerëz nuk duan që të regjistrohen në këtë rrjet. Në mesin e këtyre që nuk regjistrohen mund të jetë edhe ndonjë i njohur për ju. Shumica e përdoruesve në Facebook i ngarkojnë fotografitë e tyre të fundit dhe duan që t’i shkëmbejnë me shokët. Por, nëse dëshironi që t’i shkëmbeni fotografitë me shokët apo të njohur të tjerë që nuk kanë llogari në Facebook, atëherë aplikacioni Feed Mom mund të ju ndihmojë.

Feed Mom është një shërbim falas për ueb që dërgon me email fotografitë tuaja në Facebook tek të tjerët që nuk kanë janë të regjistruar.

Ecuria

Shkoni në <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.feedmom.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.feedmom.com</a><!-- m --> dhe kyçuni me llogarinë tuaj në Facebook;
Pastaj shkruani emailin adresën e pranuesit të fotografive që dëshironi t’ia dërgoni;
Fotografitë që dërgohen me email përfshijnë ato që ju i keni ngarkuar apo edhe në ato fotografi ku keni qenë të etiketuar;
Ju mund të bëni kohë një kohë shtesë për fotografitë e etiketuara përpara se t’i shihni ato.
You can add a delay for the tagged photos so they do not get emailed before you view them.

[Image: FB_990901274.jpg]

Ky shërbim me siguri që mund të ju kursejë kohë në shkëmbimin e fotografive të vendosura në Facebook për tek ata të cilët nuk janë të regjistruar në këtë rrjet.

[copyright=http://www.pcworld.al/ja-se-si/4928-Drgoni-fotografit-nga-Facebook-tek-ata-cilt-sjan-Facebook.html]Nga Fatos Morina, per PcWorldAlbanian[/copyright]

Print this item

  SK-Gaming fitues i DreamHack Summer 2011
Posted by: spadzxf - 04-13-2021, 03:28 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (10)

[Image: dhsummer2011_cov.png]

SK-Gaming është kororëzuar kampione e DreamHack Summer 2011 me fitoren e tyre 2:0 Ne Finale.

-SK mbahen duke luajtur në mënyrë mbresëlënëse ,rund pas rund gjë që mTw nuk mundi ti perballoj , dhe mapa e par përfundimisht u mbyll me fitore te SK-Gaming 16-12.

-Ne Mapin e dyt SK vazhdoi te dominoj dhe keshtu mbylli pjesen e par 13-2 ne favor te tyre , në pjesen e dyt mTw ishte pak me e mir se SK por nuk mjaftoi qe ta kthejn rezultatin ne favor te tyre dhe keshtu SK arriti ti fitoj 3 runde qe ishin mjaftushum per ta , per ta perbyllur me rezultat final 16-14.





[Image: dk.gif]mTw

[Image: dk.gif]Oliver 'minet' Minet
[Image: dk.gif]Martin 'trace' Heldt
[Image: dk.gif]Alexander 'ave' Holdt
[Image: dk.gif]Timm 'ArcadioN' Henriksen
[Image: dk.gif]Danny 'zonic' Sørensen




[Image: se.gif]SK-Gaming

[Image: se.gif]Christopher 'GeT_RiGhT' Alesund
[Image: se.gif]Johan 'face' Klasson
[Image: se.gif]Marcus 'Delpan' Larsson
[Image: se.gif]Patrik 'f0rest' Lindberg
[Image: se.gif]Robert 'RobbaN' Dahlström




MVP of tournament TRACE

Event: DreamHack Summer 2011
Map: Best of 3

DOWNLOAD DEMO

DE_INFERNOComplete map statistics
DE_TRAINComplete map statistics








-DreamHack MSI Championship Renditja përfundimtare:

1. [Image: se.gif] SK-GAMiNG - €6,715 + hardware
2. [Image: dk.gif] mTw - €3,350 + hardware
3. [Image: ua.gif] Natus Vincere - €1,120
4. [Image: se.gif] ESC GAMiNG
5-6. [Image: se.gif] Fnatic
5-6. [Image: ru.gif] Moscow Five





---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

ViDEO

Dreamhack Summer 2011: SK winning against mTw and took the 1st place
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=LU6p3e4xQWk[/youtube]


---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


Foto

[Image: 1308575231.19.jpeg]
[Image: 1308572127.37.jpeg]
[Image: 1308587748.12.jpeg]
[Image: 1308587802.52.jpeg]
[Image: 1308587787.62.jpeg]
[Image: 1308601200.26.jpeg]

Print this item

  My New Design
Posted by: w1x. - 04-12-2021, 10:49 PM - Forum: Punimet - Replies (8)

Kujt i Pelqen Like Tongue

[Image: 73052880.jpg]

Print this item

  +1 design per VETE
Posted by: ardd3x - 04-12-2021, 10:44 PM - Forum: Punimet - Replies (10)

ja sapo e kam bere ket design
Shpresoj qe do te ju pelqej Big Grin

[Image: ardd3x.jpg]

Print this item