eSportsKosova - Gaming Community
manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet (/thread-5506.html)

Pages: 1 2


manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - Jo :) - 04-13-2021

fnatic ka njoftuar në DreamHack Summer se ata kanë larguar nga ekipi Manne "manne" Nordqvist.

DreamHack Summer përfundoi ditën e djeshme dhe një ditë më vonë organizata e fnatic njoftoi për një ndryshim në ekip. Më herët më 10 qershor ekipi bleu dy lojtarë të rinj, Manne "manne" Nordqvist dhe Rasmus "Gux" Ståhl, ku komuniteti ishte i mahnitur të shihte talentin e ri Nordqvist të hynte në rradhët e fnatic.

Por, ekipi suedez dështoi totalisht në DreamHack Summer me debutimin e tyre me ekipin e ri, ndërsa Nordqvist ishte lojtari më i dobët i ekipit në bazë të statistikave nga HLTV.org. Nodrqvist nënshkroi kontratën me fnatic të shtunën, pra më 19 qershor (foto), por tani kontrata e tij është shkëputur pasi gjërat nuk kanë shkuar si janë pritur.

[Image: 1308395579.86.jpeg]

Patrik "cArn" Sättermon dha një koment të shkurtër të faqen zyrtare të ekipit për largimin e Nordqvist nga ekipi:

"Ndodhën disa gjëra shumë shpejtë në ekipin e Fnatic të CS1.6 në muajt e fundit, gjë që bënë largimin e Delpan drejtë SK, dhe zëvëndësimin e pita me manne para fillimit të DreamHack.

Tani, vetëm disa javë pas kemi njoftuar ndryshimet e fundit në skuadër, ne kemi gjetur veten në një situatë ku ne do të sjellim përsëri Faruk "pita" Pita në skuadër dhe të zëvendësojë manne që na ndihmoi gjatë Dreamhack. Ne dhe ekipi mendojmë se manne është një djalosh i shkëlqyer dhe me një potencial të madh, por megjithatë ne mendojmë se në mes të sezonit veror në ekip duhen lojtarë me eksperiencë, që mund të nxisë zhvillimin e ekipit në qëllimet tona.

Së fundi do të dëshiroja të falendëroja të gjithë fansët tonë që na kanë mbështetur në kohë të mira dhe të këqia, ndërsa na tani jemi duke bërë bootcamp në Gothenburg që të jemi të sigurtë me shkuarjen tonë në Bosnjë dhe Herzegovinë."

Me Nordqivst jashtë ekipit, organizata ka vendosur për ta kthyer përsëri në skuadër Faruk "pita" Pita, i cili së fundi u largua po nga fnatic për ti lënë hapsirë talentit të ri Nordqvist.

Pita tani është i rikthyer që do të thotë se ai do të jetë me ekipin në Sarajevë këtë fundjavë dhe jo me eu4ia, me të cilin ekip vendosi më herët që të luajë.

"Është ndjenjë e bukur për të qenë pjesë e FnaticMSI përsëri, pas një kohe të shkurtër. Unë vërtetë kënaqesha duke luajtur me këta lojtarë dhe FnaticMSI do të jetë ekipi i vetëm që dua të luaj, pra që vendimi për mua nuk ishte aq i vështirë, edhe pse i kisha planet e mija të shkoja për të luajtur me shokët e mi me ekipin eu4ia për eventin Adepto. Unë do të dëshiroja ti falenderoja eu4ia, posaqërisht milan & laquila për mirëkuptimin. Tani unë mendoj se ne do të shkojmë për të shpërthyer në Sarajevë. Dhe së fundit do të dëshiroja të falendëroja të gjithë fansët e mi që më përkrahën deri këtu ku jam. Ndjehem shumë mirë kur kam këtë mbështetje dhe shpresoj që nuk do të ju dëshproj djema.. Shihemi në Sarajevë!" - tha Faruk "pita" Pita për faqen zyrtare të ekipit.

[Image: 1295715674.29.jpeg]

fnatic ka tani këtë përbërje:

[Image: se.gif] cArn
[Image: se.gif] dsn
[Image: se.gif] Xizt
[Image: se.gif] Gux
[Image: se.gif] pita



Re: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - Jo :) - 04-13-2021

djem mem fal se kom met shume mbrapa me raportet per dreamhack summer, edhe skom mujt me raportu sen, amo e kom pas 1 rast vdekje n'familje kshtu qe mem fal Sad
regards, luki!


Re: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - uranglobal - 04-13-2021

Luk ja per ty ja per kerkon Tongue `


Re: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - iznogud - 04-13-2021

ajde pit kallxona diqka ma shum Tongue


Re: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - spadzxf - 04-13-2021

teper dopt e ka kallxu veten manne nqet turnir shum shum dopt bash noob !!! pita teper ma i qart .


Re: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - AlbionH - 04-14-2021

nashta u kon pak qe ka lu ma dobt se qe u prit , amo mos me ja hup se ska lu aq keq..
Jon kan Edward vs manne n'Nuke ukan round i rend'sishem Edward e ka pas permas mannen , edhe deri ja mati HS , ju ka kthy manne edhe e ka myt.. nese s'gaboj u kon rundi 14 ose 15..


Re: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - spadzxf - 04-14-2021

AlbionH Wrote:nashta u kon pak qe ka lu ma dobt se qe u prit , amo mos me ja hup se ska lu aq keq..
Jon kan Edward vs manne n'Nuke ukan round i rend'sishem Edward e ka pas permas mannen , edhe deri ja mati HS , ju ka kthy manne edhe e ka myt.. nese s'gaboj u kon rundi 14 ose 15..

o ti aty nuk kshyret per ni rund le ti 1 rund . aty edhe eun kom mujt me marr :A


Re: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - UN_JAM_Budall - 04-14-2021

AlbionH Wrote:nashta u kon pak qe ka lu ma dobt se qe u prit , amo mos me ja hup se ska lu aq keq..
Jon kan Edward vs manne n'Nuke ukan round i rend'sishem Edward e ka pas permas mannen , edhe deri ja mati HS , ju ka kthy manne edhe e ka myt.. nese s'gaboj u kon rundi 14 ose 15..

Zeus ka marr 1on3 round vs SK po apet hupen
manne 0.70 K/D n`DreamHack Summer


Re: manne largohet nga fnatic, pita rikthehet - AlbionH - 04-14-2021

un desht me thon qe ka bo kills me vlere jo qe ka lu super .