Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 18066 online users.
» 0 Member(s) | 18063 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 10
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 573
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,469
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Fotot spektakolare te eklipsit te Henes
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:55 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Gjithe bota dje ka pare eklipsin e Henes, i cili zgjati per me shume se nje ore. Ky ishte nje nga eklipset me te gjate, ndersa shume njerez kane bere edhe foto, duke paraqitur pamjet spektakolare te Henes.

Në Europë, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Australi ka nisur të shihet eklipsi i Hënës. Edhe në Tiranë, fenomeni është shfaqur rreth orës 21:30 të së mërkurës. Ekspertët thonë se është eklipsi i parë i plotë i këtij viti dhe më i gjati në këto 11 vitet e fundit. Ky lloj eklipsi ndodh kur hija e Tokës së ndricuar i bie hënës, e cila merr një ngjyrë të kuqe të fortë. Një ekspert i NASA tha se tonaliteti i së kuqes varet shumë nga karakteristikat e atmosferës, si ato që vijnë nga ndotja apo ato të liruara nga fenomenet vullkanike. Fenomeni natyror nisi në oren 19:24 minuta dhe do të përfundojë në orën 01:00 të mëngjesit të ditës së enjte. Vëzhguesit në shumë vende të Europës nuk munden të shohin pjesën e parë të eklipsit sepse ndodhi pak para shfaqjes së hënës. /shqiperia.com/

[Image: foto_spektakolare_te_eklipsit_te_henes.jpg]

Print this item

  10 qytetet me te rrezikshme ne bote
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:54 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Faqja elektronike 'Urban Titan' ka realizuar klasifikimin e 10 qyteteve më të rrezikshme në botë.Top 10 i referohet të dhënave të vitit 2010, në lidhje me kriminalitetin, terrorizmin dhe krimin e organizuar. Në vend të parë është qyteti i Kapos në Afrikën e Jugut, kur vrasjet dhe vjedhjet janë në qendër të zhvillimeve. Turistëve u rekomandohet që të mos qarkullojnë të vetëm natën dhe të mos marrin para kesh në dorë. Në Afrikën e Jugut regjistrohen 50 vrasje në ditë dhe gjysma e tyre ndodhin në Kapo.

Në vend të dytë është Karaci, në Pakistan, që konsiderohet si një prej qyteteve më të rrezikshme edhe në gjithë zonën aziatike. Rreziku kryesor është prej atentateve, ndërsa turistët rrezikojnë të konsiderohen spiunë ose agjentë të vendeve të huaja. Qyteti tjetër cuditërisht është Detroit, në SHBA. Pas krizës së tregut të makinave në Amerikë, qyteti është braktisur nga një pjesë e madhe e industrisë dhe banorëve. Sipas FBI-së qyteti regjistron 1220 krime të dhunshme cdo vit, ndërsa revista "Forbes" e konsideron atë si qytetin më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara.

Në vend të katërt renditet Bagdadi, kryeqytet i Irakut. Që prej sulmit amerikan në vitin 2003, Bagdadi është klasifikuar si një prej qyteteve më të rrezikshme në botë. Më shumë se 650 mijë civilë irakenë janë vrarë në atentate apo nga lufta civile që ka shpërthyer në vend. Më pas klasifikohet Grozni në Rusi, qytet në duar të mafias ruse. Grozni është teatër i rebelëve kundër autoriteteve ruse dhe etiketohet si kryeqyteti i prostitucionit dhe drogës. Në vend të gjashtë renditet Mogadishu, i Somalisë. Ky qytet ka qenë arenë lufte për shumë vite me radhë. Gjysma e popullsisë është larguar dhe nga viti 1991, një milionë somalezë kanë vdekur për shkak të atenteve dhe trazirave.

Ciudad Huarez ne Meksikë, është qytet që ndodhet në kufi me SHtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është viktimë e luftës mes karteleve të drogës. Cdo vite numërohen 130 të vdekur në 100 mijë banorë.

Karakasi i Venezuelës konsiderohet nga politika ndërkomëtare si kryeqyteti botëror i vrasjeve. Pjesa më a madhe e dhunës i atribuohet luftës mes bandave rivale mes zotërve të drogës. Vetëm në dhjetorit të vitit 2008 u vranë 500 persona. Në listë përfshihet edhe Nju Orlins i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u gjunjëzua nga uragani Katrina. Atje janë regjistruar 95 viktima cdo 100 mijë banorë. Nëse keni menduar të shkoni në Brazil për të vizituar Rio de Zhaneiron, mendohuni mirë sepse ky qytet njihet për grabitjet e bizhuterive me vlerë, parave kesh. Kartli i drogës që njighet me emrin "Piranjat" është i specializuyar në grabitje dhe rrëmbime. zona metropolitane e Rios numëron 20 të vdekur cdo ditë. /shqiperia.com/

[Image: 1308229529-qytetet_me_te_rrezikshme.jpg]

Print this item

  Dielli 'me i qete' se zakonisht
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:53 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Ndryshe nga sa parashikonin shkencëtarët dhe astronomët, Dielli ynë po tregohet më “i qetë” se zakonisht. Pikërisht ky fakt ka bërë disa shkencëtarë të hedhin hipotezat se një “epokë e akullt” e pret njerëzimin. Njollat diellore janë ato që përdorin shkencëtarët vëzhgues të Diellit për të matur aktivitetin tij. Sa më shumë njolla diellore të ketë, aq më i fortë është aktiviteti i tij. Por sipas tyre, ndryshe nga pritshmëritë e deritanishme, ylli i sistemit tonë, “nuk është aq agresiv” dhe njollat janë gjithnjë në pakësim.

Kjo ka shtyrë disa shkencëtarë të hipotezojnë se po shkojmë dretj ripërsëritjes së të ashtuquajturit “minimumi i Maunderit”, kur përreth 70 vjet, nga 1645 deri në 1715 nuk është regjistruar asnjë njollë diellore dhe paralelisht, në Tokë gjatë kësaj periudhë u regjistruan temperatura minimale të pazakonta në shumë vende. Megjithëse mbrohet me fanatizëm nga shumë shkencëtarë, kjo teori hidhet poshtë nga shumë të tjerë të cilët mendojnë të kundërtën. Sipas këtij grupi të dytë shkencëtarësh, Dielli arriti pikun minimal në vitin 2008 dhe maksimalen duhet ta arrijë brenda vitit 2013, cka mund të sjellë edhe crregullime në klimën e Tokës. /shqiperia.com/

[Image: 1308298564-dielli_spo_shfaq_probleme.jpg]

Print this item

  Hardhuca i dhuron lule te dashures
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:51 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

Këto foto të jashtëzakonshme tregojnë se një tufë me lule është simbol dashurie edhe në botën e kafshëve. Një hardhucë mashkull tërheq vëmendjen e një femre me një tufë lule. Pasi pranon lulet, hardhuca femër dhe ajo mashkull formojnë një zemër. Megjithatë jo gjithçka shkon mirë, hardhuca femër rrëshqet, por partneri i saj është gati për t’i zgjatur dorën. Momenti final i dashurisë është kapur nga fotografi Aleksei Timoshenko. /shqiperia.com/

[Image: 1308307475-HARDHUCAT.jpg]

Print this item

  Nje punim imi per eSK
Posted by: ardd3x - 04-16-2021, 10:50 AM - Forum: Punimet - Replies (8)

Shpresoj tju pelqej !!!

[Image: unled1mf.jpg]

Print this item

  Burrat shqetesohen me shume per makinen se per shendetin
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:50 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Rreth 70 përqind e meshkujve thonë se e kanë më të lehtë që të kujdesen për makinën e tyre sesa për shëndetin personal. Në këtë përfundim ka arritur një anketë. Disa meshkujt injorojnë simptomat e sëmundjeve të shërueshme dhe nuk vizitohen tek mjeku për muaj të tërë e madje edhe me vite. Mjekët thonë se statistikat janë të frikshme për shkak se shumë sëmundje mund të trajtohen shumë kollaj përpara se të dalin jashtë kontrollit. /shqiperia.com/

[Image: 1307959150-love_auto.jpg]

Print this item

  Puthja e marteses, çifti bie nga ballkoni. Vdes nusja
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:45 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

PRAGE- Puthja e parë martesore ka përfunduar fatalisht për një çift të sapomartuar në Pragë, të cilët natën kur e festonin zyrtarizimin e lidhjës së tyre, kanë rënë nga ballkoni. Nusja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa dhëndrri është dërguar me lëndime të rënda në spital. Dhëndri është një 28 vjeçar rus, ndërsa nusja ishte tri vjet më e re nga Lituania. Të dy kanë dale në ballkon që të shkëmbejnë puthjen e parë para të ftuarve, ndërsa puthja e tyre ishte aq e pakujdeshme sa që të dy kaluan mbi kangjellat e ballkonit të katit të tretë. Sipas të dhënave të policisë, alkooli nuk është shkaktar i kësaj fatkeqësie. /shqiperia.com/

[Image: 1308563796-puthja_marteses.jpg]

Print this item

  Grabit ne banke vetem 1 dollar per t’u futur ne burg
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:45 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (6)

Ai quhet James Verone dhe mund të cilësohet pa dyshim një hajdut i veçantë. Ai është prezantuar në një bankë në Karolinën e Veriut dhe i ka paraqitur një pusullë arkëtares, në të cilën shkruhej: “kjo është një vjedhje, më jep një dollar”. Historia e 59-vjeçarit është dramatike në fakt, pasi ai nuk kishte si qëllim grabitjen, por kërkonte të përfundonte në burg. Kjo, për shkakun se ai është i sëmurë dhe ka nevojë të kurohet. Duke qenë se nuk ka para të paguajë kurën, mendoi këtë zgjidhje, në mënyrë që të kurohet falas në burg. Një histori paradoksale, e cila ka mallëngjyer gjithë amerikën. /shqiperia.com/

[Image: 1308651811-1-dollar.jpg]

Print this item

  Sondazhi, shqiptaret dhe amerikanet, armiq
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:44 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (7)

Për qytetarët serb, Rusia dhe Greqia janë vende mike, ndërsa amerikanët dhe shqiptarët shihen si armiqtë e tyre më të mëdhenj. Kina është vendi më i ri në listën e tyre të miqve. Këto janë rezultatet e një sondazhi të realizuar nga “Belgrade Center for Security Policy” Sipas të dhënave të sondazhit, të publikuar sot në të përditshmen serbe, Blic, asnjë nga vendet e BE-së nuk meriton të quhet vend miqësor. Kroacia e Bosnja dhe Hercegovina dikur në krye të listës së armiqve tani nuk përmenden më si të tillë.

“Çfarë i bashkon Rusinë, Greqinë dhe Kinën, të treja këto vende nuk e kanë njohur Kosovën. Sa i përket Kinës, qytetarët serbë fillimisht admirojnë zhvillimin ekonomik të këtij vendi, politikën e jashtme si dhe pozicionin që ka në botë si një superfuqi” thtë Sonja Stojanoviç, drejtoreshë e qendrës.

Të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, shihen si miq. Serbët i shohin shqiptarët, amerikanë, kroatët dhe boshnjakët si armiqtë e tyre për shkak të luftës, dhe kujtimeve ende të freskëta. Nga të dhënat e publikaura nga e përditshmja Blic, shumica e qytetarëve kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjes se “Cili vend është miku dhe cili armiku ynë?” /shqiperia.com/

[Image: 1308646612-blic.jpg]

Print this item

  Peru: Zbulohen piramidat 4000 vjet te vjetra
Posted by: NBR - 04-16-2021, 10:43 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (4)

Arkeologet peruan koheve te fundit zbuluan xhunglave te Peruse veriore, dy komplekset me te medha te piramidave te lashta nga 4000 vjet te vjetra, qe mund te jene tempujt me te vjeter te zbuluar ne kete vend. Zbulimi i dy piramidave të lashta në kompleskin pranë qytetit Jaén janë dëshmi të arkitekturës monumentale, mijëra vjet para ardhjes së spanjollëve, të cilat shtrihen përmes Andeve e deri në xhungël.

Dy piramidat, Monte Grande dhe San Isidro, ishin të mbuluara nga bimët, ndërsa banorët e kësaj zone i përdornin ato si deponi të mbeturinave, deri para ardhjes së arkeologëve të cilët filluan gërmimet. Udhëheqësi i ekipit peruan, arkeologu Kvirinjo Olivera, argumenton se tempujt janë vepër e kulturës Brakamoros – e cila ishte pjesë e Konfederatës së fiseve Amazonian që banonin në kufirin aktual të Perusë dhe Ekuadorit. Sipas tij, gjetja e tempujve është unike, jo vetëm për shkak të antikitetit të tyre, por edhe për shkak të lokacionit në të cilin ato gjenden. /shqiperia.com/

[Image: 1308564247-piramida_.jpg]

Print this item