Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1346 online users.
» 0 Member(s) | 1342 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 468

 
  Humbet në lojë dhe nxehet me shishen e ujit
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:53 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Mund të duket diçka e pazakontë por ja që ndodh në raste të ndryshme kur një person humbet në lojë dhe intatin e tij e kap me diçka që ska të bëjë fare me humbjen e tij. E njëjta gjë ndodh edhe me Brian Wilson i cili është një lojtar i skuadrës së Chicago Giants e cila është një ekip Baseball-i. Kjo ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit amerikan të Baseball-it. Wilson pasi ka humbur në momentin që është kthyer në pankinë ai e ka kapur intain e tij me një bidon me ujë pasi nuk resht së qëlluari asaj edhe me shkopin e tij. /albeu.com/

[Image: willson.jpg]

Print this item

  Harrojeni Farmvillen tani mund të shisni dhe hashash në FB
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:51 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Po, shëtitja në drithërat virtuale dhe kullotja e lopëve është gallatë, por ku qëndron rreziku? Ku është adrenalina? Tani mund t’i shtoni një lojë të re Facebook-u kopshtit të lojërave sociale bazuar në telefilmin Weeds (Hashashi).

Klubi Social Hashashi u lëshua të hënën në beta të mbyllur, megjithëse 50 të parët që klikojnë këtu përfitojnë të drejtën e hyrjes nga Ecko|Code. Loja do të dalë e plotë në treg nga gushti.

Loja i kërkon lojtarit që ka arritur të mbledhë mjaftueshëm para të shpëtojë shtëpinë e tij ose të saj. Loja nuk do t’ju tregojë si të rrisni hashash, gjë e cila do t’ju përjashtonte nga Facebook-u, por do të ketë një orë që do të ndjekë rritjen dhe shitjen dhe do t’u dhurojë lojtarëve të gjitha eksperimentet me të cilët përballet personazhi kryesor, Nancy Botwin (arratisja nga policia, krimi i organizuar, taksat, etj.). Në këtë lojë, mund të lidheni me të gjithë lojtarët e tjerë anembanë botës ose të kufizoni lojën me miqtë tuaj në Facebook.

Kjo nuk është loja e parë sociale e bazuar në një emision televiziv që vjen në Facebook: Loja Gossip Girl u lançua në janar dhe Starz hodhi në treg seritë e reja, Spartacus: Gods of the Arena, me një lojë sociale gjithashtu. /2tinguj.com/

[Image: hashash.jpg]

Print this item

  Kinezi shkon në punë i veshur si Njeriu i Hekurt
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:45 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

Punonjësi i ZTE-së Wang XiaoKang u frymëzua aq shumë nga filmi Njeriu i Hekurt saqë ndërtoi kostumin e tij kopje dhe e veshi një ditë në punë.

Kinezi harxhoi rreth 3,000 yuan (US$460) dhe tre muaj nga koha e tij e lirë për të ndërtuar kostumin e super heroit. Kostumi ka reaktorin e vet harkor, drita LED dhe një ventilator ftohës që vihet në punë nga bateri të fshehura brenda strukturës së kostumit. Ky kostum peshon 50 kg.

Pasi bëri lyerjen e fundit, XiaoKang i mahniti kolegët e tij dhe mërziti rojet e sigurisë me improvizimin e tij në kampusin e ZTE-së në Shangai. Ai ishte aq shumë i kënaqur me punën e tij të kostumin Mark 1, saqë tani po punon me kopjen Mark III. /2tinguj.com/

[Image: kinezi-zte.jpg]

Print this item

  Qeni më i shëmtuar në botë
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:27 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Një qen përzierje e racës Chihuahuas dhe një race kineze është shpallur qeni më i shëmtuar në botë, në garën e mbajtur në Kaliforni.

Qeni fitues, siç transmeton BBC, quhet Joda, si dhe heroi i filmit “Star Wars”.

Jodan, i cili ishte braktisur para një ndërtese, e kishte gjetur pronarja e tanishme, e cila në fillim kishte menduar se ishte një mi i madh.

Joda i panjohur në finale mundi tre ish-kampionë. /kuriozitete.net/

[Image: qeni2-300x175.jpg]

Print this item

  Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:25 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: ece-300x175.jpg]

Shumica e magjistarëve janë të aftë për bëma të pabesueshme, por magjistari britanik Dynamo (28), emri i vërtetë i të cilit është Steve Frayne, ka mahnitur Britaninë e Madhe, duke ecur mbi lumin Thames në Londër. Në fund e “kapi” varka policore.

Dëshmitarët e habitur okularë ishin të pranishëm gjatë ndërmarrjes që Dynamo e kreu për shoun e tij të ri televiziv “Magjistari i pamundshëm”.

Siç transmetojnë mediet britanike, në emisionet e ardhshme është paralajmëruar shndërrimi i borës në diamante në malet austriake.

Frayne i ka mësuar këto aftësi nga gjyshi, dhe duke u rritur i ka zhvilluar edhe më shumë, duke i kombinuar me elemente dance e hip hop. /kuriozitete.net/

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=6qW-ig8PdZE[/youtube]

Print this item

  Shtëpia më e madhe e drunjtë hyn në Guinness
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:17 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Shtëpia e madhe e drunjtë në Crossville, në shtetin federal amerikan Tennessee, e cila është ndërtuar duke u mbështetur në një pemë, së shpejti edhe zyrtarisht do të konfirmohet si më e madhja në botë dhe do të hyjë në librin e rekordeve Guinness.

Ndërtimin e shtëpisë e ka nisur si hobi Horace Burgess më 1993, pasi që “mori shenjën nga Zoti”. Horace, i cili është marangoz, që atëherë ka punuar vazhdimisht në shtëpi, por thotë se akoma nuk e ka përfunduar.

Shtëpia është gati 100 metra e lartë, ka 10 kate, duke përfshirë edhe një faltore, një fushë basketbolli, karrige lëkundëse dhe “penthouse”, që Burgess e ka ndërtuar për gruan e tij. /kuriozitete.net/

[Image: shtepia-300x175.jpg]

Print this item

  Hapet ura më e gjatë në botë
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:16 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: ura-300x175.jpg]

Ura më e gjatë në botë është hapur zyrtarisht sot për trafik në bregdetin kinez në qytetin Qingdao.

Ura Qingdao, me 42.4 kilometra, është për 4 kilometra më e gjatë se rekordi i mëparshëm, ura në liqenin Pontchartrain në shtetin federal amerikan Luiziana.

Punimet kanë zgjatë 4 vjet, ndërsa ndërtimi i saj ka kushtuar mbi 60 miliardë euro. Ura ka gjashtë korsi, ndërsa mbahet nga mbi 5 200 shtylla, transmetojnë agjencitë.

Pritet që përmes urës të kalojnë çdo ditë mbi 30 mijë vetura. /kuriozitete.net/

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=BjO0KAnDQDw[/youtube]

Print this item

  Thesari me vlerë 11 miliardë dollarë gjendet në Indi
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:15 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Thesari me vlerë disa miliarda dollarë është gjetur në themelet e një tempulli hindus në jug të Indisë.

Bizhuteritë nga ari dhe argjendi, monedha të arit dhe gur të çmuar vlerësohen sipas analizave të para mbi 500 miliardë rupi (11 miliardë dollarë), ka njoftuar ministri i Brendshëm i shtetit Keral të Indisë.

Mijëra qafore, lira ari dhe gurë të çmuar janë gjendur në pesë vende në tempullin Sri Padmanahawami që i kushtohet zotit Vishna dhe të njohur me skulpturat e tij.

Tempulli është ndërtuar para shumë shekujsh, ndërsa thesari i gjendur tash është dhuratë e besimtarëve. /kuriozitete.net/

[Image: india-300x175.jpg]

Print this item

  “iPhone 5” nga pemët
Posted by: NBR - 04-26-2021, 06:14 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Në pritje të modelit më të ri të telefonave celularë të kompanisë “Apple”, “iPhone5”, dizejnerë të një ueb faqeje kanë vendosur që t’i marrin punët në duart e tyre dhe kështu e kanë bërë vetë një të tillë – nga pemët dhe perimet.

Për këtë qëllim, ata kanë shfrytëzuar dhjetë lloje pemësh, duke filluar nga kivi deri te bananet, mollët dhe shalqiri, përderisa për të krijuar kornizën kanë shfrytëzuar patëllxhan të zi.

Videoja e gjithë ceremonisë së krijimit të “iPhone 5” të shëndetshëm menjëherë është postuar në ueb faqen “Youtube”, duke bërë një bujë të madhe. /kuriozitete.net/

[Image: ifoni-300x175.jpg]

Print this item

  Weapon Fast Switch Models
Posted by: Black is Black - 04-25-2021, 11:19 PM - Forum: CS - Skin's (Models) - Replies (29)

Qe qitu e keni Ni models "Weapon Fast Swith "
Shum osht models i qart .

Linki :
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.mediafire.com/?p4ian5tu14j2vl9" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.mediafire.com/?p4ian5tu14j2vl9</a><!-- m -->



Edhe e keni file readme aty qysh mi qit !!

Print this item