06-26-2021, 11:45 PM
![[Image: 483626bf9b173fda9016bf6acae67bd1_XL.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/media/k2/items/cache/483626bf9b173fda9016bf6acae67bd1_XL.jpg)
Scythe paraqet variantin më të qetë të ftohësit të njohur të procesorëve Ninja 3, të quajtur thjeshtë Ninja 3 Silent. Ftohësi ende ka tetë gypa të bakrit për nxjerrjen e nxehtësisë, bazën e bakrit të mbështjellë me zink dhe peshën prej 1,040 gram, e mund të vendoset mbi të gjithë procesorët e Intelit dhe AMD-së.
Scythe së bashku me ftohësin tani në seri dërgon edhe ventilatorin 120-milimetërsh Slip Stream me 800 rrotullime në minutë, i cili gjatë punës prodhon vetëm 10.70 dBA zhurmë. Shitja nis gjatë këtij muaji me çmim prej 37.90 euro.
![[Image: 7e365327b3a5f5b0e727ed92a9b6f7ec.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/cache/preview/7e365327b3a5f5b0e727ed92a9b6f7ec.jpg)
![[Image: 8034e9aaf05199b4848d62b6afff8610.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/cache/preview/8034e9aaf05199b4848d62b6afff8610.jpg)


