Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Apple po bënë gati një iPhone 4 më të lirë
#1
[Image: thumbnail.php?file=iphone4g_453266146.jp...cle_medium]

Duket se një iPhone 4 më i lirë dhe me kapacitet prej 8GB është futur në shtegun e prodhimit... sipas dy burimeve të panjohura të Reuters, furnizuesit Aziatik janë duke kompletuar iPhone 4’in me një kapacitet më të ultë të memorie.

Deri tani kompania që po prodhon memorien nuk është bërë e ditur por ka gjasa që të jetë Samsung Electronics, edhe pse nuk ka ndonjë detaj zyrtar në lidhje me këtë. iPhone 4 i ri me kapacitet më të ulët ka gjasa të jetë gati për lansim brenda disa javëve.

Kur iPhone 4 ishte lansuar zyrtarisht nga Apple, një 8GB 3GS ishte paraqitur me një çmim më të lirë. E njëjta logjikë duket të jetë e përshtatshme dhe me këtë moment kur Apple po përgatitet për lansimin e një modeli të ri iPhone.

Gjithashtu sipas burimeve të Reuters, Appel është duke synuar një lansim në shtator të iPhone 5 (apo 4S), që sipas të gjitha gjasave do të ketë një ekran më të madh, dizajn të përpunuar të antenës dhe një kamerë më të mirë 8 megapikselëshe. Apple thuhet se ka dhënë detyrën e prodhimit të modelit të ardhshëm iPhone tek dy prodhues, Pegatron dhe Hon Hai dhe numri total i pajisjeve të prodhuara pritet të jetë rreth 45 milion.

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri më 7 shtator, për të cilën datë janë duke qarkulluar edhe thashethemet rreth ngjarjes së Apple. /pcworldalbanain
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
wow a thu sa kushton more Smile
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
man e ka postu 1 antar tjeter ma heret, tani edhe CowyFite apet e kjo osht hera e 3-t e qiti lajmi, dmth kjo ekziston qaty ma posht Smile
[Image: aph8y8.png]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
iceboy Wrote:man e ka postu 1 antar tjeter ma heret, tani edhe CowyFite apet e kjo osht hera e 3-t e qiti lajmi, dmth kjo ekziston qaty ma posht Smile

?? :O search e bona me kit subject te topicut sen s'doli
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
Ski faj bruno se nuk e ka titullin e njejt po permbajtja osht pothuajse e njejt

[Image: adadn.png]
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
krijimet e
(CowyFite)

Na kontaktoni në <!-- e --><a href="mailto:CowyFite@eSportsKosova.com">CowyFite@eSportsKosova.com</a><!-- e -->
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)