Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Parkimi në Nju Jork, test pagese me aplikacion mobil
#1
[Image: parking_meter_849168463.jpg&size=article_medium]

Parkimi në Nju Jork, test pagese me aplikacion mobil

Qyteti i Nju Jorkut ka plane për të testuar një aplikacion për celularë të mençur të quajtur “paguaj me celularë”, i cili do të paralajmërojë përdoruesit kur instrumenti i tyre i parkingut është afër skadimit të pagesës dhe t’iu mundësojë atyre në këtë formë që të paguajnë prej së largu.

Testimi pritet të shtrihet në 300 zona parkimi, brenda një programi një vjeçar, ndërsa zyrtarë të Nju Jorkut kanë argumentuar se sistemi i tyre që veçse është në shfrytëzim në Atalanta dhe Washington, do të ofrojë lehtësi për përdorues dhe kursime për qytetin.

Përdoruesit që dëshirojnë të shfrytëzojnë aplikacionin duhet të regjistrohen dhe më pas të përdorin atë apo një SMS për të futur numrin e instrumentit matës që ndodhet para vendit ku kanë parkuar. Detajet e kredit kartelës së ruajtur gjatë procesit të regjistrimit online futen në funksion menjëherë, në momentin kur bëhet pagesa.

“Çdo ditë e më shumë po rritet numri i pagesave me kredit kartelë, por shumica e instrumenteve matës janë ende me pagesë kesh” tha Bruce Shaller, udhëheqës i departamentit të transportit të qytetit. /pcworldalbanian
http://www.AZfilma.Org | Filma Online Me Titra Shqip .!
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSzRNA&feature=share" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSz ... ture=share</a><!-- m -->
http://www.T-Sh.Net | Forumi i Titrashqip.!
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Sa mir valla Big Grin .. me pagu me cel ski nevoj me shti rapet aty ehh
Ku filizat e kti kopshti jan bim qe un i di , jan shije per mi shije qe un si marr merzi.
cit.DMC
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)