Posts: 47
Threads: 12
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Të gjitha këshillat e ndryshme postoni ktu.... po ja nisi une
Disa gabime te namazfalesve
1 Dalja nga xhamia ne kohen kur therritet ezani. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se nje buure doli nga xhamia pasi thirri muezini, dhe tha (Ebu Hurejra) Ama ky ka kundershtuar Ebul Kasimin (te Derguarin sal-lAllahu alejhi we sel-lem).
Transmeton Muslimi.
2 Lenia e dy rekateve pershendetje per xhamine, dhe lenia marrjes sutres, transmetohet nga Ebu Katadeh radijAllahu anhu se I Derguari sal-lAllahu alejhi we sel-lem ka thene Kur te hyje ndonjeri prej jush ne xhami le ti fale dy rekate perpara se te ulet.
Transmeton Bukhariu.
3 Namazi nafile (vullnetare) ne kohen kur thirret ikameti, transmetohet mga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se I Derguari I Allahut sal-lAllahu alejhi we sel-lem ka thene Kur te thirret ikameti per farz, nuk ka namaz pervecse farzit.
Transmeton Muslimi.
4 Gabimet e namazfalesve ne ikamet.
a- Te manduarit se nuk thirret ikameti vetem se nga muezini, bazuar ne hadithin e dobet Kush e therret ezanin, ai e ben ikametin.
Silsiletut daifeh.
b- Nuk lejohet per muezinin qe te thirri ikametin pa lejen e imamit, dhe duhet ditur se kjo eshte e drejta e imamit, dhe nuk I lejohet askujt qe te nderhyje ne ceshtjen e ikametit derisa te jape leje imami.
5 Mos bashkimi I safave (rreshtave) dhe lenia e bashkimit dhe mosdrejtimi I tyre dhe lenia e mbylljes se boshlleqeve ne namaz. Transmetohet nga Xhabir ibn Semurah radijAllahu anhu se ka thene I Derguari I Allahut sal-lAllahu alejhi we sel-lem A nuk rreshtoheni sic rreshtohen melaiket tek Zoti I tyre Thame O I Derguari I Allahut, si rreshtohen melaiket tek Zoti I tyre Tha I plotesojne safet, te pare dhe me rradhe, dhe I bashkojne safet.
Transmeton Muslimi.
6 Namazi ne safet e nderprera. Transmetohet nga Kurrah ibn Ijas radijAllahu anhu se ka thene Ishim qe u ndaloshim qe te rreshtoheshim midis shtyllave ne kohen e Profetit sal-lAllahu alejhi we sel-lem , dhe u largoheshim nga ato.
Transmeton Tajalisiu, Ibn Khuzejme, Ibn Maxheh, Ibn Hibban, Hakimi.
7 Parakalimi I imamit ne namaz (te ulurit ose te ngriturit para tij etj.) ose te barazuarit e tij. Transmetohet nga Enes ibn Malik radijAllahu anhu se ka thene U fal me ne I Derguari I Allahut sal-lAllahu alejhi we sel-lem nje dite prej ditesh, dhe paiqe e mbaroi namazin, u derjtua nga ne dhe tha O ju njerez, une jam imami juaj mos me parakaloni mua ne rukute dhe sexhdet tuaja, dhe as net e qendruarit ne kembe, dhe as ne te larguar (nga namazi).
Transmeton Muslimi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thene I Derguari I Allahut sal-lAllahu alejhi we sel-lem A nuk ka frike ndonjeri prej jush nese e ngre koken e tij para imamit, t'ia ktheje Allahu koken e tij ne koke gomari.
Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.
Kane rene ne kundershtim (dijetaret) per shnderrimin (ne koke gomari) e lartpermendur ne hadithin e Ebu Hurejres, thuhet Ai eshte (kuptohet) sic ka ardhur ne hadith ne pjesen e jashtme te hadithit, dhe thuhet se vepruesi I kesaj vepre e ka paraqitur veten e tij per nje denim te rrepte, dhe eshte thene se ky shderrim ndodhe Diten e Gjykimit. (Sidoqofte) nuk ka ashnje pengues per ndodhjen e shderrimit te kokes ne koke gomari. (Dhe per kete ka nje histori), thote Ibn Haxheri 2 nga disa muhadithe (dijetare te hadithit) se nje burre shkoi ne Damask per kerkimin e hadithve nga nje dijetare I njohur me keto hadithe, dhe I lexoi atij nje pjese prej tyre, mirepo ai ishte qe vendoste midis tij nje perde (penguese), dhe nuk ia shihte dot fytyren e tij, dhe pasiqe u zgjat te qendruarit me te, dhe pa orej tij nje angazhim te madh per marrjen e haditheve, e zbuloi nga vetja e tij perden, dhe kur ia pa fytyren e tij, ishte fytyre gomari, dhe I tha Ki kujdes o bir, mos e parakalo imamin, sepse une kur e pashe kete hadith mu duk gje e larget dodhja e tij, dhe e parakalova imamin, dhe u shnderrua fytyra ime sic po e sheh. Nga libri Fet'hul mulhim, sherh sahih muslim.
Gabimet e namazfalesve pas namazit.
8 Dhenia e dores pas selamit dhe thenia "kabull Allahu ta pranofte…" nuk dime se ndonjeri prej sahabeve apo selefeve ishin qe kur mbaronin namazin u kthente ndonjeri prej tyre majtas apo djathtas, duke I thene atij (shokut te vet) Allahu ta pranofte namazin, dhe nese do ta kishte bere ate ndonjeri prej tyre do te ishte transmetuar tek ne qofte dhe me ndonje seden te dobet (daif), pra do ta kishin transmetuar ate dijetaret… Temamul kelam fij bidi'ijeti el musafehati ba'des selam
Thote Imam Albani rahimehullah Ama dhenia e dores pas namazeve, bidat qe nuk ka dyshim ne te, vetem nese behet midis dy personave qe nuk jane takuar me pare, dhe ajo eshte sunnet. Silsiletus sahiha (231).
9 Ngritja e duarve duke bere dua pas namazit farz, thote shejkh Ibn Bazi rahimehullah Nuk eshte e sakte nga Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem , se ai I ngrinte duart pas namazit farz, dhe nuk eshte e sakte kjo as nga sahabet me sa dijme, dhe ajo cka bene sot disa njerez duke ngritur duart pas farzit eshte bidat, nuk ka ndonje origjine ne Islam. El Fetaua (741)
(Ketu hyn edhe ngritja e duarve dhe berja dua me xhemat pas sunneteve sic behet ne Shqiperi).
Gabimet e namazfalesve ne namazin e Xhumase.
10 Lenia e Xhumase, per loje futbolli apo piknik.
11 Lenia e namazit te Xhumase per te sapomartuarin. Eshte pyetur Muhammed el Atebij el Kurtubi per te sapomartuarin… a ta lere namazin e Xhumase U pergjigj Jo, dhe as dreken e as ikindine, dhe le te shkoje ne namaz.
12 Lenia e larjes dhe zbukurimit (me rroba te reja) miskut dhe misvakut ne namazin e Xhumase.
Gabimet qe behen ne kohen e hutbes.
13 Te folurit dhe mosdegjimi me vemendje tek hatibi I xhumase, transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thene I Derguari I Allahut sal-lAllahu alejhi we sel-lem ka thene: "Nese I thua shokut tend diten e Xhuma, pusho, dhe imami mban hutbe, ka bere "legu" ". Transmeton Bukhariu.
Dhe fjala "legu" dmth: fjala gjate kohes kur imami flet, e prish shperblimin. Thote En Nasr ibn Shemil: "Kuptimi I fjales "legu" do te thote qe e humb shperblimin".
14 Gabimi I atij qe flen dhe imami mban hutbe, transmetohet nga Ibn Aun se ka thene Ibn Sirini: "Ishin qe e urrenin gjumin ne kohen kur imami flet, dhe thone per kete (qe vepron kete) nje fjale te ashper... dhe pelqehet per namaz... nqs I vine atij kotje gjumi, dhe ai eshte ne xhami qe te nderroje vend".
Transmetohet nga Ibn Umeri radijAllahu anhu seProfeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem ka thene: "Nese I vijne ndonjerit prej jush kotje ne xhami ne diten e Xhuma, le te nderroje vend dhe te shkoje ne ndonje vend tjeter". Transmeton Ebu Daudi, Imam Ahmedi dhe Ibn Hibbani dhe hadithi eshte sahih.
15 Gabimi I atij qe I kthen shpinen imamit dhe Kibles dhe imami mban hutbe. Thote Ibn Kajjimi rahimahullah per udhezimin e Profetit sal-lAllahu alejhi we sel-lem dhe shokeve te tij ne diten e Xhuma: "Ishte ne kembe kur mbante hutbe ne diten e Xhuma, u kthenin shoket e tij drejt tij me fytyrat e tyre, dhe ishte fytyra e tij ne drejtim te tyre ne kohen e hutbes". Zadul ma'ad (430/1).
Dhe sic shihet se disa njerez mbeshteten neper muret dhe shtyllat e xhamise duke I kthyer shpinen Kibles dhe hatibit te Xhumase, dhe gje qe te ben te habitesh nga keto!! Se sheriati ia ka lejuar hatibit qe tia ktheje shpinen Kibles ne menyre qe te drejtohet ne drejtim te xhematit, qe ti prek ata (te ndikoje tek ata) ti urdheroje dhe qe ti ndaloje ata, duke marre parasysh nga kjo gje, kjo lloj kategorie, nuk shikon tek urtesia dhe sekreti I kesej gjeje dhe as qe I shkon nder mend, dhe shumica e tyre nuk perqendrohen tek hatibi dhe as nuk afrohen tek ai...
16 Gabimi I atij qe luan, me guralece, apo tespi (duke I kercitur ato) apo dicka tjeter ne kohen kur imami flet. Thote I Derguari I Allahut sal-lAllahu alejhi we sel-lem : "Kush prek guralecet ka bere "legu" ". Transmeton Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Khuzejme dhe Imam Ahmedi.
17 Kalimi I qafave te njerezve, dhe shqetesimi I tyre ne diten e Xhuma. Transmetohet nga Abdullah ibn Busr radijallahu anhu se nje burre erdhi te Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem duke kaluar qafat e njerezve , dhe Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem ishte duke majtur hutben i tha: "Ulu, se me te vertete I shqetesove (njerezit), dhe je vonuar". Transmeton Ebu Daudi, Imam Ahmedi, Hakimi dhe Ibn Hibbani dhe hadithi eshte sahih ashtu sic ka thene Imam Albani rahimahullah ne Sahihul xhamius sagir (nr 165).
18 Falja namaz sunnet (2 apo 4 rekate) para Xhumase (kjo pas ezanit). Ishte Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem qe dilte prej shtepise se tij ne diten e Xhuma, dhe hipte ne mimber, pastaj thirrte muezini, dhe kur mbaronte, fillonte Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem hutben (direkt).
Dhe sikur te kishte per namazin e Xhumase sunnet para saj, do te kishte urdheruar Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem pas ezanit per namazin sunnet.
Gabimet e namazfalesve ne namazin "pershendetje per xhamine" ne diten e Xhuma.
19 Gabimet e njerezve qe ne fillim te hyrjes ne xhami ne diten e Xhuma, dhe I sheh disa prej tyre ulen pa falur dy rekate "pershendetje per xhamine" sidomos ata qe vijne me vonese dhe imami mban hutbe, thote Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem: "Kur te vije ndonjeri prej jush diten e xhuma dhe imami flet le ti fali dy rekate dhe le ti lehtesoje ato". Dhe mos ndoshta disa prej tyre argumentohen me hadithin: "Kur te hipi imami ne mimber, nuk ka namaz dhe as fjale". Ky eshte hadith batil (I kote)... sepse ne te ndodhet, Ejjub ibn Nehijk, dhe ai eshte "metruk" dhe e ka dobesuar ate nje grup dijetaresh.
20 Eshte prej injorances se tepruar ndalimi qe bejne hatibet ndaj njerezve, duke I ndaluar ata nga falja e dy rekateve, ne kohen kur ata mbajne hutbe, ne kundershtim me vepren e Profetit sal-lAllahu alejhi we sel-lem , dhe kihet frike per keto qe te hyjne ne fjalen e Allahut subhanehu ue teala: "A ke pare ai I cili ndalon, nje rob qe falet". Alak 9-10.
21 Disa vijne pas uljes se hatibit ne minber, dhe muezini therret ezanin e dyte, dhe nuk fillon me namaz pershendetje xhamie direkt, porse pret derisa te mbaroje muezini ezanin, nderkohe qe hatibi fillon hutben, dhe fillon me namaz "pershendetje per xhamine".
Dhe kjo eshte gabim, sepse degjimi tek hutbeja eshte farz, dhe pergjigja e muezinit eshte sunnet.
Gabimet e hatibeve.
Nje permbledhje e shkurter se si duhet te jete hatibi.
1- Duhet te jete I dijshem per akidene e sakte, ne menyre qe ai mos te devijoje, dhe mos ti humbase njerezit per shkak te akides se tij te prishur.
2- Te jete I dijshem me ate cka namazi eshte I sakte, te kete dije ne fik'h ne menyre qe ti pergjigjet atij qe pyet per ndonje sqarim...
3- Te kete njohuri per gjuhen arabe, dhe sidomos ne oratori, ne menyre qe te flasi me fjale te larta, I ndricon me to zemrat e degjuesve...
4- Te jete ne dijeni per gjendjen e njerezve, duke ua terhequr vemendjen prej asaj cka ata jane ne te, prej bidateve dhe kundershtimeve.
5- Te jete njeri I ndershem, devotshem me seder dhe I bindshem (qe ua mbush mendjen njerezve dhe I bind ata) mos te jete qe ben mekate haptazi... punetor me ate cka thote, ne menyre qe ta respektojne njerezit...
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 47
Threads: 12
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Keshilla per rinin
Këto këshilla janë:
1. Ki nijet (qëllim) të pastër vetëm për Allah dhe ki kujdes nga syfaqësia në fjalë dhe punë.
2. Paso sunetin e Pejgamberit alejhi selam në çdo fjalë, vepër apo moral.
3. Ki frikë Allahun subhanehu ue teala, angazhohu në kryerjen e të gjitha obligimevedhe në largimin nga të gjitha ndalesat.
4. Pendohu tek Allahu subhanehu ue teala me një pendim të sinqertë dhe shpeshto istigfarin (kërkimin e faljes).
5. Ki parasyshë Allahun xhel-le ue ala në çdo lëvizje apo qëndrim tëndin, dije se Allahu të sheh, të dëgjon dhe e di se çfarë fsheh në zemren tënde.
6. Beso në Allahun subhanehu ue teala, në engjujt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe në caktimin e Tij: të së mirës dhe të së keqës.
7. Mos paso askënd me një pasim të verbër dhe mos u bëj lajkatar.
8. Ji i pari në punë të mira, që të shpërblehesh për ato punë dhe për të gjithë ata që të pasojnë ty në to.
9. Lexo për veten tënde dhe për familjen tënde librin: "Rijadu Salihin" dhe librin: "Zadul Mead" të dijetarit të njohur Ibn Kajjim.
10. Kushtoji rëndësi abdesit, ripërtërije atë dhe qëndro vazhdimisht i pastër nga çdo papastërti.
11. Kushtoji rëndësi faljes së namazit në fillim të kohës së tij, dhe faljes me xhemat në xhami, sidomos jacinë dhe sabahun.
12. Mos ha gjëra që kanë erë të rëndë si qepë apo hudhër (para shkuarjes në xhami) dhe mos pi duhan, sepse e dëmton veten dhe muslimanët.
13. Ji i kujdesshëm për faljen e namazit me xhemat me qëllim që të arrishë shpërblimin që është në të.
14. Jepe zeqatin dhe mos u bëj përtac ndaj atyre që e meritojnë atë.
15. Shko në namaz të xhumasë herët dhe ki kujdes që të mos vonohesh deri pas ezanit të dytë e që të jeshë prej gabimtarëve.
16. Agjëro muajin e Ramazanit me besim të plotë duke shpresuar që Allahu subhanehu ue teala do t'i falë mëkatet e mëparshme dhe ato të mëvonshme.
17. Ki kujdes nga prishja e agjërimit të ndonjë diteje gjatë Ramazanit, pa ndonjë arsye fetare, e të jeshë prej mëkatarëve.
18. Falu gjatë netëve të Ramazanit, posaçërisht gjatë natës së Kadrit, me besim dhe llogaritur veten tek Allahu subhanehu ue teala, që të të falen ty mëkatet e kaluara.
19. Shpejto për ne Haxh dhe Umre nëse ke mundësi dhe ke kujdes nga vonesa në kryerjen e tyre.
20. Lexo Kur'anin dhe medito rreth kuptimeve të tij, zbato urdhërat e tij dhe largohu nga ndalesat e tij që të jetë argument dhe ndërmjetësues për ty para Allahut xhel-le ue ala Ditën e Gjykimit.
21. Vazhdo dhe shpeshto përmendjen e Allahut, fshehurazi dhe haptazi, në këmbë, ulur apo shtrirë dhe ke kujdes nga harresa e tij (dhikrit).
22. Prezanto në vendet e dijes, sepse ato janë prej kopshtijeve të xhenetit.
(Këshilla numër 23 mungon dhe nuk gjendet as në kopjen origjinale të fletushkës në gjuhën arabe, sh.p.)
24. Ule shikimin tënd nga gjërat e ndaluara dhe mos shiko pa kontroll, sepse shikimi është shigjetë e helmuar nga shigjetat e Iblisit.
25. Mos e lësho rroben tënde poshtë nyjes së këmbës dhe mos ec me mburrje e mendjemadhësi.
26. Mos vish mëndafsh dhe mos u stolis me ar, sepse ato janë të ndaluara për meshkujt.
27. Mos u përngjaj grave dhe mos lejo që gratë tuaja tu përngjajnë burrave.
28. Lësho mjekrrën, sepse Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni (rritini) mjekrrat."Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
29. Mos ha dhe mos pi vetëm se hallall dhe do të jeshë prej atyre që ju pranohen lutjet.
30. Fillo me Bismilah kur të fillosh ngrënien dhe pirjen, ndërsa kur të përfundosh Falendëroje Allahun, thuaj: " Elhamdulilah."
31. Ha, pi, jep dhe merr me të djathtën.
32. Ki kujdes nga zullumi (padrejtësia) sepse ajo është errësirë Ditën e Gjykimit.
33. Mos e shoqëro vetëm se besimtarin dhe mos ta hajë ushqimin tënd vetëm se i devotshmi.
34. Largohu nga marrja, dhënia dhe ndërmjetësimi në rryshfet, sepse ai që e bën këtë është i mallkuar.
35. Mos e kërko kënaqësinë e njerëzve duke e hidhëruar Allahun subhanehu ue teala, e që Allahu të hidhërohet me ty.
36. Respekto udhëheqësitë tuaj në çdo gjë të lejuar me sheriat dhe lutu për përmirësimin e tyre.
37. Ki kujdes nga dëshmia e rrejshme dhe fshehja e dëshmisë. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala "...sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar, me zemrën e vet, Allahu di për atë që veproni." Suretu el-Bekare: 283
38.Urdhëro për në të mirën dhe ndalo nga e keqja. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala: ".urdhëro për punë të mira e ndalo nga të këqiat, dhe përballo me durim çdo gjë që të godet..." Suretu Llukman: 17
Punë të mira janë çdo gjë që ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij, kurse të këqiat janë çdo gjë që ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij.
39. Largohu nga të gjitha gjërat e ndaluara (haramet): të voglat dhe të mëdhat, mos bëj mëkat ndaj Allahut subhanehu ue teala dhe mos e ndihmo askënd në mëkat.
40. Mos iu afro prostitucionit. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala: "Mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtetë ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe."El-Israë: 32
41. Sillu mirë me prindërit e tu dhe ki kujdes nga mosrespektimi i tyre.
42. Mbaj lidhje farefisnore dhe ki kujdes nga shkëputja prej tyre.
43. Sillu mirë me fqiun tënd dhe mos e mundo atë.
44. Shpeshto vizitat e të mirëve dhe të vëllezërve të tu nga feja.
45. Duaj dhe urrej për hirë të Allahut subhanehu ue teala sepse kjo është prej pjesëve më të rëndësishme të imanit.
46. Rri më njeri të mirë dhe largohu nga i keqi.
47. Shpejto në kryerjen e nevojave të muslimanëve dhe fut në zemrat e tyre gëzim.
48. Pajisu me butësi, durim dhe tolerancë dhe ki kujdes nga vrazhdësia dhe nxitimi.
49. Mos ia ndërprej fjalën tjetrit, por ndëgjoje atë.
50. Pëshëndete me selam atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.
51. Kur të japësh selam shprehe me fjalë (es-selamu alejkum) e mos u mjafto vetëm me lëvizjen e dorës apo të kokës.
52. Mos e ofendo askënd e as mos e cilëso me cilësi të këqija.
53. Mos e mallko askënd, madje as kafshët e as gjërat e ngurta.
54. Ki kujdes nga shpifja ndaj njerëzve ne nderin e tyre, sepse kjo është prej mëkateve të mëdha.
55. Ki kujdes nga nemimja(e që është): bartja e fjalëve në mes të njerëzve me qëllim fesadi (përçarjeje).
56. Ki kujdes nga gibeti(e që është): t'ia thuash vëllaut tënd atë që e urren.
57. Mos e frikëso asnjë musliman e as e mos e mundo atë.
58. Pajto në mes të njerëzve, sepse ajo është prej punëve më të mira.
59. Fol mirë ose përndryshe hesht.
60. Ji i drejtë dhe mos gënje, sepse gënjeshtra shpie deri në mëkate, kurse mëkatet të shpien ne zjarr.
61. Mos ji dyfytyrësh që t'iu paraqitesh disave me një fytyrë kurse të tjerëve me një fytyrë tjetër.
62. Mos u beto në emër të dikujt tjetër përveç Allahut xhel-le ue ala dhe mos e shpeshto betimin, edhe nëse është për të vërtetën.
63. Mos e nënçmo tjetrin, sepse askush nuk është më i mirë se tjetri vetëm se në devotshmëri.
64. Mos shko te fallxhorët, parashikuesit dhe magjistarët dhe mos u beso atyre.
65. Mos fotografo (vizato, pikturo) njerëz apo ndonjë gjallesë, sepse ata që e bëjnë këtë janë prej njerëzve që do ta kenë dënimin më të rëndë në Ditën e Gjykimit.
66. Mos mbaj në shtëpinë tënde fotografi të gjërave që kanë shpirt, e që të mos lejosh hyrjen e melekëve në të.
67. Kërko mëshirë për atë që teshtinë duke i thënë jerhamukallah "Allahu të mëshiroftë" nëse ai ka thënë: elhamdulilah.
68. Mos e praktiko fishkëllimën e duartrokitjen.
69. Shpejto për në pendim nga çdo mëkat dhe punën e keqe pasoje me një punë të mirë, që ta fshijë të parën, si dhe ki kujdes nga fjala: "do ta, do ta" (lënia e punëve për më vonë).
70. Shpreso në faljen dhe mëshirën e Allahut dhe ki mendim të mirë për Allahun subhanehu ue teala.
71. Frikësohu nga dënimi i Allahut subhanehu ue teala dhe mos e mendo veten të shpëtuar (të sigurtë) nga ai dënim.
72. Bëj durim gjatë sprovave dhe falenderoje Allahun në begati.
73. Shpeshto punët e mira shpërblimi i të cilave të mbetë edhe pas vdekjes, si: ndërtimi i xhamive dhe shpërndarja e dijes.
74. Kërko nga Allahu xhenetin dhe kërko prej Tij mbrojtje nga zjarri.
75. Shpeshto selamet dhe pëshëndetjet (salavatet) e tuaja ndaj Pejgamberit alejhi selam.
Paqa dhe mëshira e Allahut qoftë përgjithmonë mbi të, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 47
Threads: 12
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Veprat që lejohen në namaz
”Pejgamberi [alejhi selam] është falur dhe në krahun etij e ka mbajtur Ememeh binti Zejneb binti Resulilah (mbesën e vet),kur ka bërë sexhde e ka leshuar në tokë,e kur është ngritur në këmbë e ka mbajtur përsëri në krahun e tij.'' [Buhariu dhe Muslimi].
Prej veprave që lejohen në namaz janë:
1.Bartja e fëmiut duke qenë në namaz: Lejohet që duke qenë në namaz të bartësh me vete fëmiun në krahun tënd. Dhe kjo gjë nuk e dobëson asgjë namazin tend.Argument për këtë është hadithi i vërtetë që e transmeton Ebu Katade ku thotë se:”Pejgamberi [alejhi selam] është falur dhe në krahun etij e ka mbajtur Ememeh binti Zejneb binti Resulilah (mbesën e vet),kur ka bërë sexhde e ka leshuar në tokë,e kur është ngritur në këmbë e ka mbajtur përsëri në krahun e tij.'' [Buhariu dhe Muslimi].
2.Ecja e lehtë në namaz nëse ke nevojë për këtë: Lejohet ecja e lehtë duke qenë në namaz nëse ke nevojë për këtë,siç është plotësimi i safave apo lirimi i rrugës aq sa kalon ai që ka nevojë për kalim.Argument për këtë është hadithi që e transmeton Aisheja [radijallahu anha] ku thotë:'' Ka qenë Pejgamberi [alejhi selam] duke u falur në shtëpi e dera ishte e mbyllur,e unë erdha dhe kërkova që të më hap derën,e ai më hapi derën dhe u kthy në vendin e faljen përsëri .(Dhe përshkruhet se dera ka qenë në drejtim të kibles). [Tirmidhiu, Ebu Davudi,Nesaiu,dhe Shejh Albani e ka bërë këtë hadith të mirë (hasen),e disa të tjerë e kanë bërë hadith të vërtetë (sahih)].
3.Pengimi i atij që dëshiron të kalojë para teje kur je në namaz: Lejohet nëse dëshiron dikush të kalojë para teje,e ti je duke u falur, që ta pengosh atë me dorë dhe kjo gjë nuk ta dobëson aspak namazin tend.Argument për këtë është hadithi ku Pejgamberi [alejhi selam] thotë:''Nëse ndonjëri prej jush është duke u falur,mos ta lejon askënd të kalojë para tij''. [Buhariu dhe Muslimi].
4.Mbytja e gjarpërit apo akrepit dhe atyre gjërave që të shqetësojnë në namaz: Nëse je duke u falur në fushë për shembull dhe para teje kalon gjarpëri apo akrepi apo miu apo qeni endacak e të ngjashme,lejohet mbytja e tyre,dhe nuk të prishet namazi,dhe argument për këtë është hadithi i vërtet që transmeton Ebu Hurejrah [radijallahu anhu] ku thotë se:''Pejgamberi [alejhi selam] ka urdhëruar në mbytjen e akrepit dhe gjarprit duke qenë në namaz (nëse kalon para teje). [Tirmidhiu,Ebu Davudi,Nesaiu].
5.Largimi i këmbëve të atij që është duke fjetur: Nëse je duke u falur dhe dikush flen para teje,dhe këmbët i ka të shtrira para teje apo në vendin ku e bën sexhden,lejohet largimi i këmbëve të tij nëse të pengojnë,dhe nuk ka gjë të keqe.Argument për këtë është hadithi që transmeton Aisheja [radijallahu anha] ku thotë:”(Kam qenë duke flejtur dhe) I kam pasur të shtrira këmbët në drejtim të kibles së Pejgamberit [alejhi selam],e ai ishte duke u falur, dhe kur bënte sexhde m’i largonte këmbët e mia,e kur ngritej në këmbë unë i shtrija këmbët përseri''. [Buhariu dhe Muslimi]
6.Zbathja e nalleve apo të ngjashme me to duke qenë në namaz: Lejohet zbathja e nalleve apo këpucëve e të ngjashme me këto duke qenë në namaz,nëse kërkohet nevoja për këtë si psh: nëse vëren ndytësirë në këpucë apo të pengojnë ato,e të ngjashme.Argument për këtë është hadithi i vërtetë që e transmeton Seid El-Hudrij [radijallahu anhu] ku thotë:''Një ditë Pejgamberi [alejhi selam] ishte duke u falur me shokët e tij dhe i zbathi nallet e tij dhe i vendosi nga e majta e tij,e kur e panë këtë shokët e tij edhe ata i zbathen nallet e tyre''. (Kjo sepse Pejgamberin [alejhi selam] e lajmëroi Xhibrili [alejhi selam] se kishte ndytësirë nën nallet e tij). [Ebu Davudi]
7.Kthimi i kokës djathtas apo majtas nëse ke nevojë: Lejohet kjo gjë të veprohet në namaz nëse ke nevoj për këtë,dhe nuk e dëmton namazin tend.Argument për këtë është hadithi i vërtetë që e transmeton Xhabiri [radijallahu anhu] ku thotë:''U ankua Pejgamberi [alejhi selam] (nga sëmundjet e tij në fund të jetës së tij) dhe ne u falëm pas tij,e ai falej ulur ndërsa Ebu bekri ia përcjellte zërin e tij (tekbirin e tij),e Pejgamberi [alejhi selam] u kthy nga ne dhe na vërejti neve në këmbë,dhe na bëri me shenjë (me dorë që të ulemi) dhe u ulëm e u falëm me të ulur''. [Muslimi,Nesaiu,Ebu Davudi]
8.Bërja me shenjë apo me dorë atij që të jep selam: Nëse je duke u falur dhe dikush të jep selam,të lejohet ty që t’ia kthesh selamin,por jo me zë por duke i bërë me shenjë me dorë.Argument për këtë është hadithi që transmeton Ibni Omeri [radijallahu anhu] ku thotë:“Doli Pejgamberi [alejhi selam] në xhaminë e Kubasë dhe filloi të falet,dhe i erdhën disa prej ensarëve dhe i dhanë selam,e ai ishte duke u falur,dhe i thashë Bilalit [radijallahu anhu] e si ia kthente Pejgamberi [alejhi sleam] selamin atyre kur ata i jepnin selam? Bilali [radijallahu anhu] tha: Bënte kështu,dhe e shtriu dorën-shuplaka e dorës ishte nga ana e poshtme e shpina e dorës nga sipër. [Ebu Davudi me zinxhirë të vërtetë].
9.Ngritja e kokës nga sexhdeja për të vërtetuar se imami është në sexhde apo është ngritur prej sajë: Lejohet ngritja e kokës nga sexhdeja nëse imami e zgjatë shumë sexhden dhe ti dyshon se imami a është në sexhde apo është ngritur prej sajë,e ndoshta ti nuk e ke dëgjuar për shkak të kallaballëkut si në bajram apo ditë xhumaje,dhe kjo nuk e dëmton namazin tënd.Argument për këtë është hadithi që e transmeton AbduRrahman Ibni Sheded nga babai i tij ku thotë:''Doli Pejgamberi [alejhi selam] për të na falur namazin e jacisë e në dorë e mbante Hasanin apo Husejnin dhe e la atë pranë vete dhe na doli imam,dhe kur shkoi në sexhde e zgjati sexhden shumë,dhe tha (AbduRrahmani) se babai im tha:E ngrita kokën (prej sexhdes për ta shikuar Pejgamberin [alejhi sleam] dhe e pashë ne shpinën e tij një fëmi e ai [alejhi sleam] rrinte në sexhde,dhe unë (thotë babai i AbduRrahmanit) u ktheva përseri në sexhde,e kur e përfunduam namazin njerzit i thanë: O i Dërguar i Allahut ti kur bëre sexhde e zgjate shumë atë (sexhden) saqë menduam se mos të ka ndodhur ndonjë gjë apo mos po të vjen shpallja duke qenë në namaz,e Pejgamberi [alejhi selam] ua ktheu: Asnjëra prej këtyre nuk ishte,mirëpo biri im (nipi i tij) më hypi në shpinë dhe e urrejta që t’ia prishi qejfin atij derisa e përfundoi vet''. [Nesaiu me zinxhir të mirë].
10.Shikimi në mus-haf (Kur'an) për të lexuar prej tij në namaz nafile: Nëse dikush dëshiron që ta zgjatë namazin e tij nafile apo sunet,apo dëshiron ta zgjatë qëndrimin në këmbë mirëpo nuk din shumë Kur'an përmendësh,në këtë rast i lejohet këtij që të lexon prej Kur'anit duke shikuar në të. Argument për këtë është hadithi që e transmeton El-Kasim se Aisheja [radijallahu anha] ka qenë që ka lexuar prej Kur’anit duke u falur në ramazan''. [Abdu Rrezaku dhe Ibni Ebi Davudi në liblin El Mesahif]. Gjithashtu e ngjashme me këtë është edhe ajo që e përmend Buhariu në kapitullin e ezanit nga El-Kasim ku thotë se:”Aishes i ka dalur imam nje rob që i lexonte nga Mus-hafi”.
Këto ishin disa vepra që lejohet njeriu t’i veprojë në namaz nëse kërkohet nevoja,por ka edhe tjera që ne nuk i kemi përmendur si: mbyllja e telefonit,shpëtimi i atij që është duke shkuar në shkatërrim etj.
Dhe në fund: Falenderimi i takon vetëm Allahut të lartësuar..
Marrur nga : <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.feja-islame.com">www.feja-islame.com</a><!-- w -->
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,621
Threads: 232
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Përgjegjësite e burrit dhe të gruas
Hadithe:"Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj (atë amanet që u është lënë në përgjegjësi). Kryetari njerëzve i cili është kujdestar i tyre ëhtë përgjegjës për ta; burri është kujdestar për anëtarët e familjes së tij dhe përgjegjës për ta; gruaja është kujdestare për shtëpinë dhe fëmijët e burrit të saj dhe përgjegjëse për ta; robi është kujdestar për pronën e zotëriut të tij dhe përgjegjës për atë.” (El-Buhariu, Musli)
"…Gruaja është kujdestare për shtëpinë dhe fëmijët e burrit të saj dhe përgjegjëse për ta…” Përgjegjësia e burrit është njohur dhe është përmendur në temat e mëparshme. Por cila është përgjegjësia e gruas? Dikush ka thënë: "Ajo ka përgjegjësi të rëndësishme. Përveç që ajo është përgjegjëse për të edukuar fëmijët e saj në frymën islame, ajo është burim i dashurisë dhe i mëshirës në shtëpi dhe përgjegjëse për vazhdimin e të njejtave. Gruaja nuk është vetëm ajo e cila i dhuron burrit dhe fëmijëve të saj dashuri, dhembshuri dhe mëshirë, mirëpo ajo qëndron pas vazhdimësisë së këtyre faktorëve. Ajo është e cila i siguron familjes ngrohtësi, dritë dhe lumturi. Burrin e gëzon kur në buzët e gruas së tij sheh buzëqeshjen; kur të shikojë në sytë e saj dhe vëren shikimet plot ngrohtësi dhe dashuri si dhe bukurinë e natyrshme të syve të saj. Kjo është detyrë e madhe në supet e gruas, sepse në përgjithësi, ajo me vullnetin e saj kontrollon këto gjëra më shumë se burri. ا’është e vërteta, gruaja në të gjitha situatat është shtylla e familjes, dhe mbi supet e saja bien përgjegjësi të shumta. Për sa i përket në lidhje me burrin e saj, ajo është përgjegjëse deri në një masë të madhe për përmirësimin e gabimeve të tij, prandaj edhe për udhëzimin e tij në rrugë të drejtë dhe për përmirësimin e sjelljeve të tij. Në situata të cakuara, mund të ndodhë që burri në njëfarë mënyre të devijojë nga sjellja e drejtë. Në raste të këtilla shfaqet personaliteti i gruas, se sa është ajo e gatshme të ballafaqohet trimërisht me kësi situata; se sa është e gatshme të mirret me këtë çështje me maturi, vendosmëri e kujdes. Ajo duhet të përpjeket ta kthejë burrin e saj në rrugë të mirë, e pastaj të vazhdojë ta ruajë familjen e saj nga sprovat e jetës. Kurse, poqë se ajo bie në sëmundjen e hakmarrjes dhe inatit, kjo do të paraqiste shkatërrim për lidhjen e tyre.
Disa mendjelehtë konsiderojnë se funksioni dhe puna e gruas në shtëpi është e lehtë dhe nuk kërkon nga ajo t’i përkushtohet asaj pune gjatë tërë ditës. Ky gjykim është injorant. Meqenë se shumica e barrës së edukimit të fëmijëve i bie gruas, ajo ka nevojë të studiojë dhe të vrojtojë në mënyrë që të jetë e suksesshme në funksionin apo përgjegjësinë e saj në të cilën aludon ky hadith i Pejgagmberit Muhammed. Për më shumë, është e nevojshme që ajo të jetë e qetë, larg nga tensionimet të cilat shumë shpejt barten te fëmiu në fazën embrionale dhe në fazën kur ai është në gji të nënës gjë që shkakton rreziqet më të këqia, siç e vërtetojnë këtë provat e psikologjisë. Dr.Muhammed Muhammed Husejn pohon: "ثshtë e qartë se puna e parë e gruas të cilën askush tjetër pos saj nuk mund ta kryejë, është lindja dhe ruajtja e llojit, meqë ndërtimi organik mashkullor nuk mundëson mbajtjen e embrionit e as gjithënien e fëmiut. ثshtë e njohur se ngarkimi i gruas me punë le gjurmë në disponimin dhe në nervat e saj. Po ashtu është e njohur se këto gjurmë barten tek embrioni i saj në shtatzani dhe te fëmija i saj në gjidhënie. Për më tepër, disa embriologë flasin për trashëgiminë e cilësive të cilat janë prezente te babai dhe nëna në momentin e fekondimit dhe gjatë shtatzanisë. Prandaj, gruaja e cila mban embrionin i cili zhvillohet në të ka nevojë të jetë e qetë nga tendosjet nervore dhe ngarkesat muskulare e mendore, ngase këto lënë gjurmë të këqia në fëmiun e saj në bark si dhe në periudhën e gjidhënies. Detyra më e madhe e gruas pra, është ruajtja e shëndetit të llojit njerëzor. Më tutje, asaj duhet t’i ipet rasti i plotë për t’iu përkushtuar fëmijës së saj aq sa ka nevojë që nën kujdesin e saj të formohet trupi, mendja dhe morali i fëmijës, në mënyrë që në të të mbjellë virtytet e larta dhe të largojë veset. Kjo gjë nuk arrihet shpejt, mirëpo për këtë nevojitet mbikëqyrje dhe kujdes i vazhdueshëm derisa virtytet të nguliten në fëmiun dhe veset të çrrënjosen nga personaliteti i tij. Vepra e mirë duhet të përsëritet disa herë derisa të përvetësohet nga fëmiu dhe në anën tjetër që vepra e keqe të mos ngulitet në personalitetin e tij qortimi duhet të përsëritet. Kjo mbikëqyrje nuk duhet të injorohet, sepse vetëm nëna, që karakterizohet me durim dhe jolodhje, është ajo e cila zbulon shkaqet e sëmundjeve te fëmijët para se të jetë vonë për shërimin e tyre. Mendimi se gjithë lidhja e nënës me fëmiun e saj mbaron në shtatzëni dhe në lindje e zbret njeriun në shkallën e kafshës. Njeriu veçohet me kujdes të gjatë për fëmijët e tij, kujdes i cili nuk është vetëm ushqimor, siç është te kafshët, mirëpo ky kujdes te njeriu është edhe moral dhe intelektual. Pikërisht kjo është një nga shkaqet më të rëndësishme të progresit njerëzor, meqë ai trashëgon përvojat e gjeneratave të kaluara, gjë që i mundëson kursimin e kohës dhe mundit që shpenzon në përsëritjen e përvojës.
"All-llahu i Lartëmadhërishëm do të pyesë secilin kujdestar për amanetin e tij nëse e ka ruajtur apo e ka humbur. Bile do të pyesë edhe burrin për anëtarët e familjes së Tij.” (En-Nesaiu, Ibën Hibbani)
Martesa – kënaqësi dhe përgjegjësi
Jeta martesore nuk është vetëm kënaqësi
Bashkëshortët si besimtarë të mirë duhet të kenë horizonte të gjera të njohurisë dhe në kohë të lirë të shfletojnë shumë e të studiojnë Islamin thellësisht dhe t’ua mësojnë këtë edhe muslimanëve dhe muslimaneve të tjerë. Gjithashtu ata duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre sipas kultures së mirfilltë islame, e të mos kredhen tërë kohën në pushim dhe argëtim dhe të kënaqen me atë që mësojnë fëmijët e tyre në shkollë. Shpeshherë lënja pas dore e kësaj detyre ka shkaktuar pasoja të padëshirueshme për prindërit, bile-bile ka shkaktuar edhe braktisjen e Islamit nga ana e fëmijve të tyre. Të mjerë këta prindër! Zoti ka thënë: "… Ne shënojmë veprat dhe gjurmët e tyre.” (Jasin, 12), kurse fëmijët janë gjurmët më të mëdha të prindërve që lënë në këtë botë dhe pas vdekjes. Pejgamberi ka thënë: "Kur vdes biri i Ademit ndërpritet puna e tij, përveç tri: lëmoshë rrjedhëse, dituri nga e cila njerëzit kanë dobi dhe fëmija i mirë i cili lutet për të."
Ajetet
"Dhe nga treguesit e Tij se Ai ju krijoi juve gra në mesin tuaj, që ju të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mëshirë. Vërtet që në të ka tregues të qartë për popullin që e vret mendjen. " (DS) (Err-Rrum, 21)
"O gratë e pejgamberit! Ju nuk jeni si çdo grua tjetër. Nëse ju i përmbani detyrimit (ndaj All-llahut), atëherë mos flisni me zë të ëmbël e duke u llastuar, se mos ndonjë me sëmundje në zemër (me hipokrizi ose dashakeq) shtyhet nga dëshira e ligë të lakmojë, por flisni të folur të ndershëm e të drejtë.
Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në kohën e injorancës (para Islamit), faleni namazin, jepni zeqatin dhe bindiuni All-llahut dhe të dërguarit e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t'ju pastrojë plotësisht.
Dhe kujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga vargjet e All-llahut dhe urtësinë (el-hikme, sunnetin e të dërguarit të All-llahut, rrugën e vertetë të vënies në jetë të islamit). Vërtet që All-llahu është gjithnjë më Dashamirësi, në dijeni të plotë për çdo gjë.” (El-Ahzab, 32-34)
Këto vargje të mëdha tregojnë se gruaja duhet të stoliset me disa cilësi dhe virtyte, sikur është të folurit si ka hije dhe pa pispillosje me burrat e huaj po që se ka nevojë të flasë me ta, të qëndrojë në shtëpi - mbretërinë e gruas - e cila me dorën e majtë përkund djepin e fëmijut dhe me të djathtën përkund botën, e me këtë ndikon në fatin e ummetit, bile në fatin e gjithë njërëzimit po që se edukon djemët dhe vajzat e saj sipas edukatës së drejtë islame. Një nga edukuesit ka thënë: ”M’i jepni frerët e edukimit, unë ju garantoj se do t’ua ndërrojë botën." Nga detyrat më të rëndësishme të gruas për të cilat flasin vargjet e sipërpërmendura është se ajo duhet ti ndihmojë burrit të saj në thirrjen në Islam. Në këtë mënyrë gruaja bëhët për burrin jo vetëm bukuroshe në shtrat, por edhe sekretareshë e tij që t’i ndihmojë dhe ta trimëroj atë në këtë rrugë.
Hadithet
I Dërguari i All-llahut ka thënë: "All-llahu e mëshiroftë burrin i cili ngritet natën për t’u falur dhe zgjon gruan e tij, e në qoftë se ajo refuzon, ai e stërpikë në fytyrë. All-llahu e mëshiroftë gruan e cila zgjohet natën për tu falur dhe zgjonë burrin e saj, e në qoftë se ai refuzon stërpikë fytyren e tij me ujë." (El-Bezari, E-Nesaiu. Sahih.)
Imam Ibnul-Kajjimi thotë: "Namazi i natës ndritë fëtyren dhe e zbukuron atë. Disa gra falnin shumë namaz natën, u kur pyetëshin përse e bënin këtë ato përgjigjeshin: - Namazi i natës e zbukuron fytyren, e unë dëshirojë të më zbukurohet fytyra.” (Reudatul muhibbine, f.120). Dhe nuk është kjo për t’u habitur, nga që namazi i natës fut në lëvizje trupin pas orëve të gjata të kaluara si i ngurtë, gjë që mund të shkaktojë arteriosklerozën për shkak të rënies poshtë të elementeve përbërës të gjakut. Veç kësaj, larja e fytyrës si pjesë e abdesit zbukuron më teper atë ngase e aktivizon më tepër qarkullimin e gjakut në të.
Në librin El-usratu fil-islam mbi komentimin e këtij hadithi qëndron: "ثshtë fotografi e bukur kur burrë e grua të dashuruar shijojnë ëmbëlësinë e adhurimit të Zotit. Në kohën tonë ka ndryshuar kanari dhe feja nuk ka vlerë te bashkëshortët. Ndonjëherë, në qoftë se burri është fetar i përkushtueshëm i mjafton kjo vetem për vete dhe sikur mendon që dikush tjeter është përgjegjës për gruan dhe familjen e tij! Kjo gjendje ka shkaktuar ka lënë gjurmët e veta në lëkundjen dhe dobësimin e themeleve të familjes…”
Nga gjerdeku në fushën e xhihadit
Në mënyrë që njeriu të jetë i pregaditur për martesë nuk duhet ta mashtrojë iluzioni se martesa do t’i sjellë lumturinë e përkyer pa asnjë njollë në të, se për ndryshe posa të hasë në vështiresi do të dëshpërohet. Ai duhet ta dijë që nga fillimi se martesa është institucion dhe se çdo institucion ka rregull dhe obligime, dhe se mund të has në disa probleme, mirëpo në përgjithësi ajo ia garanton mirëqenien në këtë botë dhe shpërblimin në botën tjetër për shkak të kënaqësisë, bashkjetesës dhe fëmijës më të cilin prindi kënaqët, i cili lutet për të dhe e nxitë të angazhohet edhe më tepër në punë. Kjo arrihet duke qenë i durueshëm në procesin e edukimit dhe karshi telasheve që shkakton martesa, ngase në kohë ndërrohen dita dhe nata dhe jeta nuk e ka vetem një anë…
Kur u vra Handhale ibn Ebu Amir në fushbetejë Pejgamberi tha: "Shokun tuaj po e lajnë melaqet.” Njerëzit e pyeten gruan e tij rreth asaj se çfarë donte të thoshte Pejgamberi. Ajo u tha atyre: "Posa dëgjoi kushtrimin për xhihad u përgjigj dhe doli ashtu i pa larë (xhunub).” (Et-Tirmidhiu, El-Hakimi. Sahih).
Sa i madh që ishte ky njeri, posa dëgjoi kushtrimin parapëlqeu të bie shehid mbi kënaqësinë e martesës! Me personalitete të tilla triumfojnë dhe ngrihen popujt.
/sinqeriteti/
EVERY GAME BEGINS WITH !
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 47
Threads: 12
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë
1 - Dije se nëse nuk jeton brenda kufijve të ditës sate, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do t`I tejkalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mo sprit mëngjesin.
...2 – Harroje të djeshmen me gjithë cka pate, mos mbaj mërzin e asaj që kaloi, se është marrëzi.
3 – Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo i takon botës së panjohur, deri sa të të trokas në derë mos mendo për të.
4 – Mos u dridh nga kritikat, por qëndro i paluhatshëm, dije se kritika peshon sa vlera jote.
5 – Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira është kënaqësia më e madhe e kësaj jete.
6 – Kush dëshiron stabilizim, qetësi e pushim shpirtëror, le t`i përmbahet të përmendurit e Allahut xh.sh.
7 – Dije se cdo gjë që ndodh është e caktuar nga Allahu xh.sh
8 – Mos prit falënderim prej askujt.
9 – Mësoje shpirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë.
10 – Ndoshta kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty.
11 – Cdo caktim për besimtarin është i dobishëm për të.
12 – Shikoji të mirat që të dha Allahu xh.sh , pastaj falënderoje Atë.
13 – Ajo që ti posedon është më e vlefshme se gjithcka që kanë njerëzit.
14 – Prej një ore në orën tjetër, prite rrugëdaljen.
15 – Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta.
16 – Fatkeqësit ta forcojnë zemrën dhe ti celin sytë.
17 – Me të vërtetë pas vështirësive pasojnë lehtësimet.
18 – Mos të të thyejnë gjërat e pa vlera.
19 – Me të vërtet Zoti yt ka mëshirë të gjërë
20 – Mos u nervozo…mos u nervozo…mos u nervozo.
21 – Jeta është buka, uji dhe hija e freskët, mos kërko tepër.
“ E NË QIELLË ËSHTË FURNIZIMI JUAJ DHE AJO QË JU PREMTOHET ” (Kur`an 51:22)
22 – Shumicave e gjërave që ju frikohesh, nuk janë të vërteta.
23 – Tek të lënduarit merr shembull.
24 – Nëse Allahu xh.sh e do një popull, e sprovon atë.
25 – Përserit lutjet që I ka lexuar Muhammedi a.s në gjendjet e vështira të Tij.
26 – Përmbaju punëve serioze e të frytshme, largoju zbrazëtirës.
27 – Leri të pavërtetat dhe mos beso në cdo gjë qe përhapet .
28 – Inati dhe hakmarrja dëmton më tepër shëndetin tend se sa kundërshtarin
29 – Cdo gjë që të preku nga fatkeqësit s`është tjetë, pos falje mëkatesh.
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 47
Threads: 12
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
4 Halifët thanë:
Ebu Bekër es Sidiku r.a. thotë:
"Vërtet, Iblisi qëndron përpara teje: Vetja në të djathtën tënde. Epshi në të majtën tënde. Dynjaja pas teje. Gjymtyrët rreth teje. i Plotfuqishmi sipër teje.
Iblisi të fton për në Epsh. Dynjaja të fton në zgjedhjen e saj në dëm të Ahiretit. Gjymtyrët të ftojnë për në mëkate dhe i Plotfuqishmi të fton për në Xhennet dhe falje."
Umeri r.a. thotë:
"Pashë të gjithë Miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa Ruajtja e Gjuhës.
-Pashë të gjithë Veshjet dhe nuk pashë Veshje më të mirë sesa devotshmëria.
-Pashë të gjithë Pasuritë dhe nuk pashë Pasuri më të çmuar sesa Vetëmjaftueshmëria.
-Pashë të gjitha Bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa Këshilla.
-Pashë të gjitha Ushqimet dhe nuk pashë Ushqim më të mirë sesa Durimi."
Uthmani r.a. thotë:
-U çudita me atë Person që e njeh Vdekjen dhe vazhdon të qesh.
-U çudita me atë që e diti se Dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë).
-U çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas Përcaktimeve(kaderit) dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara.
-U çudita me atë që e njohu Llogarinë dhe vazhdon të grumbullojë Pasuri.
-U çudita me atë që e njohu Zjarrin dhe ai bën përsëri Mëkate.
-Habitem me atë që njeh Allahun me një njohje të sigurtë dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij.
-Habitem me atë që njeh Xhennetin me një njohje të sigurtë dhe rehatohet me Dynjanë.
-Habitem me atë që njeh Shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (e ndëgjon, pason) atë."
Aliu r.a. thotë:
-"Shpifja ndaj Femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli.
-E vërteta është me e gjerë sesa Toka.
- e kënaqur është më e pasur sesa Deti.
- e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa Guri.
-Sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa Zjarri.
-Nevoja ndaj Mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa Acari (ngricat ne të ftohët).
-Durimi është më i hidhur sesa Helmi, por Frytin e ka të ëmbël."
__________________
Vizito Spitalin, ta dijsh Dhuntinë e Shëndetit!
Vizito Burgun, ta dijsh Dhuntinë e Lirisë!
Vizito të Sëmurët psiqik, ta dijsh Dhuntinë e Mendjes,
sepse ti ke plotë Dhunti nga Allahu, e që nuk ua di Vleren.
<!-- w --><a class="postlink" href="http://www.feja-islame.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.feja-islame.com</a><!-- w -->
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 47
Threads: 12
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Tkemi kujdes vllazni prej këtyre mëkateve
Gjynahet e mëdha:
1. Të vrasësh njeriun pa arsye (pa faj).
...2. Të bësh zina (kurvëri).
3. Të bësh pederizëm.
4. Të pish verë dhe çfarëdo pije alkolike. (Të pish birrë është haram)
5. Të vjedhësh.
6. Të përdorësh materie narkotike për qejf.
7. Ta marrësh mallin e tjetërkujt me dhunë. Domethënë, të rrëmbesh, të grabitësh.
8. Të dëshmosh gënjeshtra.
9. Të hash para muslimanëve, pa arsye, muajin e Ramazanit.
10. Të marrësh e të japësh kamatë.
11. Të betohesh shumë.
12. T'i kundërvihesh nënës e babait, t'i kundërshtosh ata.
13. Të braktisësh vizitat tek farefisi e të afërmit.
14. Të braktisësh luftën gjatë betejës e të kalosh tek armiku(të dezertosh).
15. Ta hash pa të drejtë mallin e jetimit.
16. Të mos e përdorësh drejt peshoren.
17. Ta falësh namazin para ose pas kohës.
18. Të thyesh zemrën e vëllait tënd besimtar. (Është gjynah i madh si të rrënosh Qabën. Veç kufrit, nuk ka gjynah të madh që e ofendon All-llahun më shumë , se thyerja e zemrës).
19. Të thuash fjalën që nuk e ka thënë Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) dhe t'ia hedhësh atij.
20. Të marrësh ryshfet (korruptohesh).
21. Të ikësh nga shehadeti (dëshmia) që është borxh.
22. Të mos japësh zeqatin dhe një të dhjetën e mallit.
23. Të mos ndalosh atë që bën mëkate, mekruhe, kur ke fuqi e mundësi që ta ndalosh.
24. Ta djegësh kafshën gjallë në zjarr.
25. Të harrosh leximin e Kur'anin pasi ta kesh mësuar.
26. Ta humbësh shpresën nga mëshira e All-llahut.
27. T'i tradhëtosh njerëzit, qofshin muslimanë, qofshin pabesimtarë.
28. Të hash mishin e derrit.
29. Të mos e duash dhe ta urresh cilindo nga as'habët ( shokët ) e Pejgamberit a.s.
30. Të vazhdosh të hash pasi ta ngopësh barkun.
31. Gratë të ikin nga shtrati i burrit të vet.
32. Gratë të shkojnë në vizitë pa lejen e burrit të vet.
33. T'i thuash kurvë një gruaje të ndershme.
34. Të bartësh fjalët në mes muslimanëve.
35. T'ia tregosh vendet e turpshme tjetërkujt. Edhe t'i shikosh vendet e turpshme të tjetërkujt.
36. Të hash mishin e kafshës së ngordhur dhe t'ia japësh tjetrit për ta ngrënë.
37. Të tradhëtosh atë që të është besuar.
38. Të përgojosh muslimanin.
39. Të jeshë xheloz (të dyshosh në dashurinë dhe respektin e dikujt).
40. T'i bësh shirk (t'i bësh shok) All-llahut.
41. Të gënjesh.
42. Ta shohësh veten më të ngritur se të tjerët, me mendjemadhësi dhe egoizëm.
43. Të jesh shumë dorështërnguar e koprrac.
44. Të grabitësh mall nga i sëmuri për vdekje.
45. Të bësh shaka me njerëz, me qëllim që ti fyesh e ti nënçmosh.
46. Të mos frikësohesh nga dënimi i Zotit.
47. Të mos e besosh për haram, atë që është haram.
48. Të mos e besosh për hallall, atë që është hallall.
49. T'i besosh fallit të fallxhinjve, të besosh se tregojnë të panjohurën.
50. Të largohesh nga feja jote, të bëhesh tradhëtar.
51. T'i shikosh me ëndje vajzat, gratë që s'i ke të lejuara.
52. Gratë të veshin rroba të meshkujve.
53. Meshkujt të veshin rroba të grave.
54. Të bësh gjynahe në harem, Qabe.
55. Të këndosh ezan e të falësh namaz pa ardhur koha.
56. T'i kundërshtosh e t'u kundërvihesh njerëzve të pushtetit, dhe ligjeve që nuk cënojnë të drejtat dhe liritë e muslimanit.
57. Vendet e ndaluara (trupore) të gruas sate, t'i krahasosh me vendet e ndaluara të nënës.
58. Të shash nënën e gruas sate.
59. Të marësh në nishan njëri-tjetrin.
60. Të hash e të pish atë që e ka lënë qeni.
61. Mirësinë që i ke bërë (dikujt) t'ia përmendësh vazhdimisht.
62. Të veshësh mëndafsh (për mashkullin).
63. Të insistosh në injorancë. (Të mos e mësosh i'tikadin e Ehli sunnetit, farzet, haramet e tij dhe çdo dituri që nevojitet).
64. Të betohesh duke përmendur diçka tjetër nga emrat që ka kumtuar All-llahu dhe Islami.
65. T'i shmangesh diturisë.
66. Të mos kuptosh se injoranca është shkatërrim.
67. Të insistosh që të bësh vazhdimsht gjynahe të vogla.
68. Të qeshësh me të madhe pa qenë i detyruar.
69. Të shëtisësh i papastër (xhunub), aq sa të të kalojë një kohë namazi.
70. T'i afrohesh gruas kur është me menstruacion dhe lehonë.
71. Të bësh muzikë, të këndosh këng të pamoralshme.
72. Të bësh vetëvrasje.
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
|