05-27-2021, 11:19 AM
Sipas lajmërimit në indeksonline.net, gjatë mbrëmjes serbët kanë sulmuar uebfaqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, që është assembly-kosova.org. Në ballinë paraqitej flamuri serb me titullin “Në mbrojtje të serbëve”. Kjo përmbajtje ka ekzistuar deri në orën 9 të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërsa, rreth orës 11:45, kjo faqe është risulmuar nga serbët.
Sipas lajmit në indeksonline.net, serbët gjatë sulmit të dytë kanë arritur që të kontrollojnë uebfaqen e kuvendit. Përveç përmbajtjes me fotografi, të flamurit serb, dhe titullit për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, gjatë sulmit të ditës së sotme është vendosur në sfond edhe himni serb.
Në ora 12:16, uebfaqja është kthyer në gjendjen normale, me përjashtim të adresës: KOSOVO JE SRBIJA. Siç po vërehet, përgjegjësit për gjendjen e uebfaqes, janë duke e rikthyer uebfaqen në gjendjen e zakonshme.
Përditësim: Tani, në ora 12:27, uebfaqja ka larguar termin shpifës të sulmuesve serbë.
Ky sulm mund të jetë edhe si tregues që siguria në uebfaqet zyrtare nuk është në nivelin e duhur, kështu që kjo ngjarje e 15 orëve të fundit duhet të shërbejë si ndikues në përmirësimin e gjendjes së sigurisë./pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




![[Image: e5igsx.png]](http://i54.tinypic.com/e5igsx.png)


SE S'RRIJIN SHQIPTART PA IA KTHY .. SI NGJEN SHQIPTART
![[Image: 1zfh309.gif]](http://i42.tinypic.com/1zfh309.gif)
![[Image: graphic.png]](http://csgo-stats.com/fidansh36/graphic.png)
