Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
MSI BEAT IT në DreamHack Winter
#1
MSI BEAT IT 2011 do të jetë eventi i DreamHack Winter, me më shumë se 30,000$ shpërblime në para të gatshme dhe në më shumë se 15,000$ shpërblime në pajisje për lojëra.

Në 2010 ne kemi ndjekur eventin e MSI BEAT IT në Pekin, ku Evil Geniuses arritën të mposhtin fnatic në finalen e madhe për të fituar një shumë prej 16,000$ dhe gjashtë MSI GT660 gaming laptopa.

Këtë vit është njoftuar se MSI BEAT IT do të zhvillohet në DreamHack Winter 2011 dhe edhe një herë do të shpërblejë ekipet më të mira nga Counter-Strike. Këtë vit do të jenë 300,000 SEK apo dikund rreth 30,000$ si shpërblime në para të gatshme dhe fituesit do të marrin laptopët më të fundit nga MSI, MSI GT780.

Ndarja e shpërblimeve të MSI BEAT IT 2011

1. 100,000 SEK (16,000$) + 5x MSI GT780 Laptops
2. 50,000 SEK (8,000$) + 5x MSI Motherboards
3. 30,000 SEK (4,500$) + 5x MSI Graphic cards
4. 20,000 SEK (3,000$)


16 ekipe gjithsej do të udhëtojnë drejtë këtij eventi, ku tani një ekip vetëm sa është zbuluar. Duke qenë kampionët e DreamHack Summer, SK Gaming kanë biletën e siguruar për në këtë event dimëror të DreamHack.

15 ekipet e mbetura do të zbulohen në bazë të kualifikimeve. Një ekip do të zbulohet në kualifikimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ekip nga kualifikimet e Azisë jug-lindore, gjashtë ekipe nga kualifikimet Europiane dhe 5 ekipe nga kualifikimet regjionale të DreamHack. Dhe së fundi 2 ekipe të fundit do të jenë pjesë e DreamHack Winter falë kualifikimeve të BYOC.

[Image: 1312623893.87.jpeg]

Ju do të keni mundësinë ti përcjellni të gjitha kualifikimeve vetëm në esportskosova.com, njëjtë siç do të keni mundësinë të shikoni të gjitha të rejat nga MSI BEAT 2011 në DreamHack Winter që do të zhvillohet në Elmia të Jönköpingut, më 24 deri 27 nëntor vetëm këtu. Qëndroni me ne.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)