05-26-2021, 08:51 AM
Sipas një raporti nga analist Gene Munster, iPhone 5 do të mund të ndihmonte Apple që në kategorinë për telefonat “e mençur” të dyfshionte përqindjen e pranisë në treg, duke iu afruar sistemit Android.
Raporti nga Munster është i bazuar në një studim me 216 përdorues të telefonave celularë. 64% e përfaqësuesve thanë që planifikojnë që të blejnë iPhone si pajisjen e tyre të ardhshme – dhe vetëm një e treta (29%) e këtyre tashmë zotërojnë iPhone. Të tjerët janë përdorues të pajisjeve BlackBerry (28%) dhe Android (17%).
Nga përdoruesit që kanë marrë pjesë në studim dhe që kanë nga një iPhone, 94% thanë që do të blenin një iPhone tjetër; të tjerët thanë që do të blenin telefonat Android. Kur bëhet fjalë për përdoruesit Android, 42% e tyre thanë që do të kalonin në iPhone. Por grupi më i madh i përdoruesve përdorin BlackBerry: 67% e tyre planifikojnë që të kalojnë në iPhone.
Prania e Apple në tregun për telefonat e “mençur” gjatë çerekut të dytë të vitit ishte 19%; kjo sipas hulumtimeve nga ndërmarrja Canalys, ndërsa Android është i pranishëm me 48%./pcworldalbanian
Apple’s market share in smartphones for the second quarter was 19%, according to market research firm Canalys. Android’s share was 48%./pcworld.al
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


