Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Printimi 3D, revolucioni i ri
#1
Printimi 3D, revolucioni i ri

[Image: 3D_Printing_O2Dome_373388460.jpg&size=article_medium]

Imagjionin se po dëshironi të ndërtoni një shtëpi dhe gjatë konsultimeve tuaja me arkitektin ju asesi nuk po arrini të kuptoni idetë e tija në lidhje me planin e shtëpisë. Papritmas arkitekti thotë se ka zgjidhje të shpejtë për ju... në skenë ai sjellë një maket në precizitet të lartë dhe që tregon çdo detaj që dëshironi të dini për shtëpinë tuaj.

Studentët e disa universiteteve botërore kanë pasur rastin të eksperimentojnë me teknologjinë e re të quajtur “printim 3D”, gjë që ju ka mundësuar atyre të krijojnë prototipe rapide të dizajneve të tyre. Edhe pse printimi 3D është i ngadalshëm dhe merr kohë, ai është prapë më i shpejtë sesa metodat tradicionale (krijimi i maketave) dhe e bënë shumë më të lehtë ndryshimin me vetëm një prekje të vogël në modelin kompjuterik.

Në vend të printimit të ngjyrës në letër, 3D printerët përdorin një pluhur të imtë që sistemohet në një material të fortë sikurse plastika, duke krijuar një objekt shtresë pas shtrese. Kjo humbet më pak material sesa krahasuar me metodat tradicionale dhe e bënë të mundur prodhimin e gjërave që janë shumë të vështira për tu prodhuar në forma tjera.

Ajo që sot përdoret për prototipe rapide, së shpejti mund të sjellë ndryshime masive jo vetëm në industri por edhe në vet shtëpitë tona. Deri sot ka qenë e mundur vetëm printimi me materiale plastike, por sot është e mundur edhe të printohet me metale, najlon, letër të ricikluar e madje edhe printim në një objekt që përdorë materiale të përziera.

[Image: 3D_printing_928266891.jpg]

Prodhuesit e aeroplanëve janë duke hulumtuar mundësitë përmes kësaj teknologjie, ndërsa disa shkencëtarët tjerë thonë se në të ardhmen do të jetë e mundur që ne të printojmë mobiliet tona. “Kur mund të printosh diçka si pjesë të një ndërruesi të shpejtësive, është gjë e fuqishme... por kur të printosh një ndërrues të plotë të shpejtësive dhe që është funksional, kjo është diçka tërësisht e re” tha një ndërmarrës dhe entuziast i së ardhmes, Peter Cochrane.

Përderisa në Universitetin e Prishtinës për të printuar një plan në letër studenti duhet të shfrytëzoj fotokopjet me pagesë që janë të panumërta afër Fakulteteve, shkollat në Kaliforni janë duke vënë në funksion 3D printer, në një formë të ngjashme sikurse që filluan me adoptimin e kompjuterëve në vitet e 80-ta.

Prodhuesit e aeroplanëve janë duke hulumtuar mundësitë përmes kësaj teknologjie, ndërsa disa shkencëtarët tjerë thonë se në të ardhmen do të jetë e mundur që ne të printojmë mobiliet tona. “Kur mund të printosh diçka si pjesë të një ndërruesi të shpejtësive, është gjë e fuqishme... por kur të printosh një ndërrues të plotë të shpejtësive dhe që është funksional, kjo është diçka tërësisht e re” tha një ndërmarrës dhe entuziast i së ardhmes, Peter Cochrane.

Përderisa në Universitetin e Prishtinës për të printuar një plan në letër studenti duhet të shfrytëzoj fotokopjet me pagesë që janë të panumërta afër Fakulteteve, shkollat në Kaliforni janë duke vënë në funksion 3D printer, në një formë të ngjashme sikurse që filluan me adoptimin e kompjuterëve në vitet e 80-ta. /pcworldalbanian

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=ZboxMsSz5Aw[/youtube]
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: