05-20-2021, 12:28 PM
Siç lajmërohet në Shkabaj.tk, uebfaqja zyrtare e gazetës së përditshme informative "Kosova Sot" gjatë ditës së sotme është sulmuar nga serbët.
Artikuj të shumtë që publikohen në këtë portal ishin fshirë, ndërsa anash ishte vendosur simboli që ndodhet në flamurin e Serbisë. Në faqe është shkruar që Kosova është pjesë e Serbisë.
Këto sulme vijnë si rezultat i gjendjes së tensionur gjatë ditëve të fundit, e shkaktuar pas vendimit e bllokimit të produkteve serbe për tregun në Kosovë, po ashtu dhe vendosjen e kontrollit shtetëror në pikat 1 dhe 31 në kufirin me Serbinë, të cilat gjëra u përcollën me vrasjen e një polici të forcave speciale, i cili u shpall nga kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga, si hero i shtetit, Enver Zymberi, dhe shkatërrimin e pikave kufitare 1 dhe 31.
Në faqe shkruhej:
HACKED BY m1l05 & StRoNiX
Tani faqja është kthyer në gjendjen normale./pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




. .
![[Image: e5igsx.png]](http://i54.tinypic.com/e5igsx.png)


![[Image: adadn.png]](http://img257.imageshack.us/img257/9355/adadn.png)


![[Image: 412s.jpg]](http://img803.imageshack.us/img803/2231/412s.jpg)