Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Mos vallë Apple konfirmoi lirimin në shtator të iPhone 5?
#1
Mos vallë Apple konfirmoi lirimin në shtator të iPhone 5?

[Image: iphone-5_display.png]

Për muaj të tërë ka pasur thashetheme se në vjeshtë do të dalë në treg iPhone 5 i kompanisë Apple.

Apple si zakonisht është duke i mbajtur të gjithë njerëzit në pritje, pa konfirmuar apo mohuar raportet, por shtatori po afrohet dhe gjithnjë e më shumë njerëzit po presin për konfirmimin. Apo ndoshta konfirmimi ka ardhur?

Gjatë një konference të ditës së djeshme, kompania tregoi shitjet rekord dhe përfitimet për tremujorin që përfundoi në qershor. Megjithatë ata parashikuan një rënie prej 12 për qind në të ardhurat e tyre për tremujorin e ardhshëm.

Kur shefi financiar i Apple, Peter Oppenheimer, u pyet për një rastësi të mundshme ndërmjet rënies prej 12 për qind dhe lirimin në vjeshtë të iPhone 5, ai u përgjigj:"Shtatori është duke u peshuar drejt një edukimi më të lartë, dhe ne presim rritje në atë periudhë. Ne gjithashtu presim rritje në iPhone etj. Ekziston edhe një tranzicion i një produkti të ardhshëm që ne nuk do të flasim sot për të. Këta faktorë tashmë janë në drejtimin tonë".

"Tranzicioni i produktit të ardhshëm" ishte shprehja që kapi vëmendjen e të gjithëve, pasi ai ndoshta po fliste për iPhone 5 (ose ndoshta 4S?).

Për disa, lirimi në vjeshtë i pajisjes është tashmë i konfirmuar, nga fjalët e Oppenheimer. /albeu.com/
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)