Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Facebook-u ndalon reklamën për Google+
#1
Facebook-u ndalon reklamën për Google+

[Image: reklame1.jpg]

Sipas raporteve nga TechCrunch, Facebook ka hequr një reklamë nga faqja e tij që i kushtohej Google+.

Zhvilluesi i aplikacioneve Michael Lee Johnson, i vetëdijshëm për nevojën për të qënë i rëndësishëm në Google+, mendoi se cila do të ishte mënyra më e mirë për të rritur numrin e rrathëve të tij në Google+. Ai zbuloi një ide mjaft interesante: vendosi një reklamë në Facebook.

Ishte diçka e thjeshtë, e cila shkruante: "Shtoni Michael në Google+". Nëse fjalët e tij nuk ishin të mjaftueshme, në të cilat e përshkruante aftësitë e tij, ai veshi edhe një kapele dhe syze për të dhënë pamjen e personit që rri gjithë kohën pas kompjuterave.

Por Facebook nuk e pëlqeu veprimin e tij dhe e fshiu reklamën, dhe jo vetëm kaq, por fshiu edhe fushatat e tjera të tij. Ai mori një mesazh nga Facebook se llogaria e tij ishte pezulluar dhe reklamat e tij ishin ndaluar për shkak të "Termave të Përdorimit".

Arsyeja e saktë pse Facebook i fshiu reklamat e tij "nuk dihet", por veprimi nga ana e kompanisë ishte mizor. Ndoshta Johnson mund të marrë veprime ndaj Facebook-ut për stres emocional dhe dëmtim të reputacionit.

1,460 njerëz e kanë Johnson në rrathët e tyre Google+. Eshtë e vështirë të gjendet se kush është numri 1 në Google+, por Mark Zuckerberg (nëse është i vërteti) i Facebook-ut është ndër të parët. /albeu.com/
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: