05-10-2021, 05:22 PM
Sfera fluturuese në madhësinë e një topi basketbolli
![[Image: sfera_e.jpg]](http://www.albeu.com/dokumenta/foto/sfera_e.jpg)
Zhvilluesit e tij japonezë e quajnë "Futuristic Circular Flying Object" dhe është dizajnuar për të shkuar aty ku njerëzit nuk munden.
Sfera e kontrolluar, afërsisht në madhësinë e një topi basketbolli, është ndërtuar për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, në mënyrë specifike për të fluturuar brenda dhe jashtë ndërtesave të cilat mund të jenë të dëmtuara nga tërmetet apo fatkeqësi të tjera natyrore.
Pajisja përdor një kamera në bordin e saj për të transmetuar imazhet e asaj që sheh.
Topi i hapur me ngjyrë të zezë duket si një punë arti futuristike, mund të rrijë pezull deri në 8 minuta dhe të fluturojë me 37 mph (milje për orë). Fumiyuki Sato e shpiku dhe e ndërtoi pajisjen për 1,390 dollarë me pjesë që i mori nga dyqane elektronike.
Sato thotë se për momentin pajisja është në testim.

![[Image: e5igsx.png]](http://i54.tinypic.com/e5igsx.png)