Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Teknologjia e brendshme e dyqaneve thelbesore per rritjen e
#1
Teknologjia e brendshme e dyqaneve thelbesore per rritjen e shitjeve

[Image: thumbnail.php?file=HP_Logo_634368123.png...cle_medium]

Shtatedhjete perqind e rishitesve jane duke inkurajuar punonjesit e tyre qe te ngrejne pika takimi te mbeshtetura me teknologji, per te ndihmuar bizneset e tyre te diferencohen dhe zhvillohen sipas nje raporti kerkimor te koheve te fundit te bashkefinancuar nga HP.

Duke pajisur personelin me nje game teknologjish te cilat permbajne informacion te pershtatshem dhe te perpikte, siç jane nenshkrimet dixhitale, kabina me vete-sherbim, pajisje te levizshme dhe pika shitjeje te avancara sisteme (POS) rishitesit mund te rrisin produktivitetin dhe te shtojne mundesite e kanaleve te shitjes.

Nje gjetje tjeter nga studimi i Qershorit te vitit 2011 me rreth 100 rishites nga e gjithe bota perfshin keto rezultate:

1-Rishitesit shohin nje ndihmese te vyer nga kabinat vete-sherbim (43%) dhe eksperiencat nder-dimensionale te klienteve si edhe teknologjine qe ndihmon ne sinkronizimin e magazinimit permes perditesimeve ne kohe reale (70%)

2-Shtatedhjete e tete perqind (78%) e rishitesve kane radhitur sistemet moderne POS (pika-shitje) si nje nga faktoret me te rendesishem per perftimin e eksperiences se klienteve. Ofrimi i shperblimeve dhe kuponave brenda dyqaneve eshte gjithashtu nje pike e rendesishme (75%).

3-Pesedhjete e shtate perqind (57%) e rishitesve besojne se shperndarja e informacioneve me ane te telefonave ne pronesi te dyqaneve, me ekranet dhe PDA-te, kane potencial te vlefshem. Me 2001 vetem 21% e tyre i perceptonin keto zgjidhje si te vlefshme.

“Klientet i kane rritur kerkesat e tyre dhe rishitesit e suksesshem e kane kuptuar se menyrat tradicionale te edukimit te punonjesve dhe nderveprimit me klientet nuk jane me te mjaftueshme,” u shpreh Ray Carlin, zv/President, Retail Solutions Global Business Unit HP.

“Ne ofrojme nje platforme te ndryshueshme sipas nevojes ne dyqanet tona, per ti ardhur ne ndihme rishitesve qe te ofrojne mundesi te reja per kanale te ndryshme shitjeje dhe krijimin e nje eksperience blerjeje me angazhuese per klientin.”

Zgjidhjet e brendshme te dyqaneve te HP perfshijne HP LD4200tm 42-inch Widescreen LCD Interactive Digital Signage Display, HP SignagePlayer mp8000 dhe Kabinat vete-sherbim te HP. Me keto teknologji te reja rishitesit kane mundesine te pormovojne ne kohe reale, te ndajne informacione ne menyre me efikase dhe te lokalizojne e transportojne mallin nga dege te tjera te kompanise per te zevendesuar mallin e munguar ne stock.

Raporti kerkimor eshte i vlefshem per shkarkim ne “The 21st Century Store: The Search for Relevance.”

Me teper informacion mbi zgjidhjet e shitjeve te HP mund te gjeni newww.hp.com/go/hpretail. Bashkohuni ne grupin tone ne Twitter @HP_Retail dhe ne HP Retail Technology and Solutions LinkedIn group.

Rreth HP

HP krijon mundesi te reja per teknologjite qe te arrijne te kene ndikim domethenes tek njerezit, bizneset, qeverite dhe shoqerite. Kompania me e madhe ne bote e teknologjise HP, sjell njekohshem nje portofol qe perfshin - print, personal computing, programim, sherbime dhe infrastruktura IT ne nderlidhje me sistemin Cloud dhe rrjetit, - duke krijuar pervoja te panumerta, te besueshme dhe reflektuese ndaj kontekstit, brenda nje bote te nderlidhur.
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)