Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
bail thirret nga ushtria e Koresë së Jugut
#1
Ushtria e Koresë së Jugut ka ftuar një tjetër veteran të Counter-Strike të atij vendi, pasi tani së fundi Sung Jae "bail" Lee ka filluar shërbimin dy vjeçar.

Një tjetër humbje për komunitetin e Koresë së Jugut në Counter-Strike ndodhi në javën e kaluar, kur u njoftua se Sung Jae "bail" Lee është thirrur për të shërbyer me detyrat e tij ushtarake.

Kjo do të thotë se Lee do të duhet të ndërprejë të gjitha lidhjet me lojën që ai ka kaluar pesë vitet e fundit duke luajtur profesionalisht, dhe do të jetë në gjendje të rikthehet në korrik të 2013, në të njëjtin vit kur edhe Keun-Chul "solo" Kang do të përfundojë detyrimet e tija ushtarake poashtu.

[Image: 1288786614.21.jpeg]

Kjo ka sjellë project_kr në vetëm tre anëtarë, por Can Yang, i cili ka vepruar si menaxher për ekipin, ka informuar HLTV.org se pavarësisht dorëheqjes së tij nga Counter-Strike në janar, Sun Ho "termi" Pyun i është ribashkuar ekipit.

Pyun është dashur të shërbejë në detyrimet ushtarake më herët, gjë që e ka detyurar të pensionohet nga Counter-Strike, por ai ende nuk është thirrur, gjë që i ka dhënë mundësi për tu bashkuar përsëri me shokët e tij.

project_kr ka momentalisht këtë përbërje:

[Image: kr.png] Young-Mo "enemy" Ahn
[Image: kr.png] Min Soo "glow" Kim
[Image: kr.png] Sun Ho "termi" Pyun
[Image: kr.png] Bum Gi "peri" Jung


HLTV.org kupton se ekipi është duke kërkuar për një anëtar të mundshëm të pestë, duke shpresuar për të gjetur një anëtar të përshtatshëm para javës së ardhshme.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: