Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Duhani,Droga dhe Hiv/Aids
#1
Duhani:
[Image: t82cgl.jpg]
Pirja e duhanit është shkaktari më i madh i vdekjeve dhe lindjeve të parakohshme.Sipas specialistëve, rreth 90% e rasteve me kancer në mushkëri kanë lidhje me duhanin.
Pasojat shëndetësore:
-ulje dhe zhdukje të shqipsës së nuhatjes dhe shijes
-të ftohura të shpeshta dhe kollë
-bronkite kronike
-ulçera të stomakut
-shpeshtim të ritmit të zemrës dhe rritje të tensionit të gjakut
-rrudha të parakohshme të shumta në fytyrë
-sëmundje të zemrës
-kancer të gojës, laringut, faringut, mushkërive, pankreasit, qafës së mitrës, mitrës dhe fshikzës urinare

Duhani dhe shtatëzanësia:
Gratë që pijnë duhan gjatë shtatëzanësisë mund të ballafaqohen me këto pasoja:
ABORTE SPONTANE • LINDJE TE PARAKOSHME • LINDJE ME PESHE TE ULET
Ka patur më shumë se 40.000 studime që tregojnë lidhjen midis pirjes së cigarës dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.Njerëzit kanë pirë duhan për mijëra vjet, por në vitin 1964 u publikua gjerësisht se duhani është shkaktar madhor i disa sëmundjeve si kancer i mushkërive dhe sëmundjeve shumë njerëz nga sëmundjet që kanë të bëjnë me pirjen e duhanit sesa nga AIDS, droga, aksidente me makinë dhe vrasje, të marra së bashku.

Drogat:
[Image: 2cyl2rm.jpg]
Drogat janë substanca kimike dhe natyrale të cilat shkaktojnë ndryshime fizike dhe psikologjike.Njerëzit i përdorin ato për të ndryshuar formën e të menduarit, të ndijimit dhe sjelljen.Në bazë të efektit që shkaktojnë në organizëm drogat ndahen në tri kategori: Drogat stimulante, halucinogjene dhe depresente

Drogat stimulante:efekti i drogave stimulante është ngritja e aktivitetit të sistemit nervor e cila pason me rritje të përkohshme të vetëdijes dhe vigjilencës.Ky efekt varet nga lloji i stimulantëve.Në përgjithësi shkaktojnë ngritje të energjisë fizik, eufori të vrullshme dhe ndjenjë të mirëqenies.Kjo kategori e drogave përfshinë:amfetaminën, kokainën dhe ekstazinë

Drogat halucinogjene:janë substanca që ndryshojnë perceptimet ndaj realitetit, shkaktojn halucionacione apo shtrembërime ndijore.Përdoruesit mund të shohin, dëgjojnë, prekin gjëra që në realitet nuk ekzistojnë.Kjo kategori e drogave përfshinë: LSD, kanabisin etj.

Drogat depresante:janë substanca që ulin aktivitetin e sistemit nervor.Kanë veprim qetësues në organizëm.Ndikojnë në uljen e funksioneve të organeve, lirimin e stresit dhe gjithashtu zbutjen e ankthit.Kjo kategori e drogave përfshinë apiatet siç janë: heroina, morfina etj.

Drogat përkundër dhënies së efekteve pozitive të përkohshme ato njëkohësisht shkaktojnë një varg efektesh anësore të natyrës fizike dhe psikologjike të cilat personi do t'i vuaj për një kohë të gjatë.
Varësia fizike nënkupton ndryshimet fiziologjike që ndodhin në organizëm si rezultat i marrjes së rregullt të drogave, si rrjedhojë organizmi mësohet me prezencën e drogës dhe ndërprerja e menjëhershme e saj shkakton sindrom e tërheqjes.
Kjo sindromë karakterizohet me simptome të cilat varen nga lloji i drogës.Simptomet tipike të tërheqjes përfshinë të vjellurit, tahikardinë, ankthe e depresion, kokëdhembje e dhembje trupore, pagjumësi, lëkundje të tensionit të gjakut dhe halucinacione të leta.

HIV/AIDS:
[Image: 9tcxsm.gif]
Cka është HIV?
HIV(Human Immunodeficiency Virus) është shkaktar i sëmundjes së AIDS-it. HIV gjendet në të gjitha lëngjet edhe indet trupore të personit të infektuar.

Cka është AIDS?
AIDS është sindrom i imunodefiçiencës së fituar(Acquired Immunodeficiency Syndrome).

MOMENTALISHT NUK KA SHERIM PER AIDS-IN DHE NUK KA NDONJE VAKSINE QE DO TA PARANDALONTE ATE

Si munden njerëzit të infektohen me HIV?
Ti mund të infektohesh:
- Duke pasur marrëdhënie seksuale me dikë që është i infektuar;
- Duke përdorur pajisje të njëjta injektuese të cilat janë përdorur nga personi i infektuar;
- Gjithashtu nëna shtatëzënë mund ta infektojë fëmijën para, gjatë ose pas lindjes. HIV mund të bartet edhe gjatë ushqyeshmërisë me gj.
- Nëse pranoni gjak të dhuruar në KOSOVE nuk ka asnjë rrezik të infektoheni sepse gjaku i dhuruar testohet pë HIV;

Ti mund të infektohesh:
- Duke ndarë filxhanin, gotën, thikën ose pirunin me personin e infektuar.
- Duke ngrënë ushqimin e përgatitur nga ai/ajo i cili është i infektuar.
- Nga shtrëngimi i dorës, puthjet e lehta, prekjet apo kontaktet normale me personin e infektuar;
- Përdorimi i ulëseve të njëjta të toaletit me personin e infektuar.

SIMPTOMET E HIV INFEKSIONIT
- Temperatura e lartë, e cila zgjatë shkurt
- Humbje e oreksit dhe rënje në peshë
- Herpes simplex/zoster
- Barkëqitje e vazhdueshme
- Enjtja e gjëndrrave limfatike
- Djersitja gjatë natës

Si duhet të mbrohemi?
- Të abstenosh nga marrëdhëniet seksuale
- Të kesh vetëm një partner seksual
- Të përdorësh gjithmonë kondomin kur ke marrëdhënie seksuale.

MOS PRITO ME THON FALEMINDERIT SE DURT MU KAN PI TU SHKRU Tongue!

[Image: adadn.png]
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
krijimet e
(CowyFite)

Na kontaktoni në <!-- e --><a href="mailto:CowyFite@eSportsKosova.com">CowyFite@eSportsKosova.com</a><!-- e -->
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
hiq t`mir so, po ski qka i bon :S
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
Duhani, ta then mas bukke Big Grin
-
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
valla ta then qitash se ma von na bjen nermen Tongue

[Image: adadn.png]
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
krijimet e
(CowyFite)

Na kontaktoni në <!-- e --><a href="mailto:CowyFite@eSportsKosova.com">CowyFite@eSportsKosova.com</a><!-- e -->
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
Futjani djem mos tju han Drogonu ne maximum pini Duhan se erdh 2012 Big Grin
Ku filizat e kti kopshti jan bim qe un i di , jan shije per mi shije qe un si marr merzi.
cit.DMC
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
kjo osht e domshme nuk bon ksi sene me provu :S
On the night of September 7 1996, Tupac was shot by unknown authors.
Since then the murder has remained a mistery...
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
shum post me vler hallall CowFite
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: