04-28-2021, 11:42 PM
![[Image: 6f5821.jpg]](http://lulzimg.com/i23/6f5821.jpg)
Gjigandi i programeve komjuterike Microsoft ka deklaruar se botneti nuk është i pathyeshëm.
Richard Boscovich, një punonjës me njësinë Digital Crime Unit të Microsoft-it, ka informuar në një blog se, që kur Microsoft kishte rrëzuar "Rustock botnet" duke kapur disa komanda dhe qëndra kontrolli në SHBA, numri i pajisjeve të infektuara globalisht me virusin ka shkuar nga 1.6 milion në 700,000 në qershor.
"Ndërsa ne vazhdojmë përpjekjet tona për të luftuar krimin elektronik, një gjë është e qartë: këto kërcënime nuk mund të trajtohen vetëm. Ishte nëpërmjet përpjekjeve të kombinuara të Microsoft-it që që Rustock u rrëzua" shkruajti Boscovich në një blog.
Microsoft, i cili kishte bashkuar forcat me agjensitë e zbatimit të ligjit (më 16 mars) për të rrëzuar botnet-in, kishte filluar gjithashtu një fushatë në Rusi për të gjetur identitetin e hakerëve rus përgjegjës për botnet-in. /albeu.com/

