04-27-2021, 08:24 AM
Galaxy S II ka shkëlqyer në rezultatet e shitjes së kompanisë Samsung, duke arritur në më shumë se tre milion njësi të shitura brenda 55 ditëve të para të ekzistimit në tregun e Evropës.
Sipas Samsung, një njësi Galaxy S II është shitur çdo 1.5 sekonda qysh prej se është lansuar në muajin prill, dhe në vete celulari ka arritur të shtyjë para prezencën e Samsung në tregjet e Evropës. Samsung Electronics ka qenë për 17 javë në majë të tabelave të shitjes së celularëve në Britani të Madhe, dhe ka kapërcyer prej vendit të katërt në vendin e tretë në kuadër të shitjes së celularëve të mençur në Austri dhe Zvicër.
Për amerikanët që kërkojnë të shijojnë këtë produkt, duhet ende pritje. Raportet e fundit sinjalizojnë se mund të ketë debutim në mes të korrikut në Kanada, ndërsa më pas pritet të ketë debutim edhe në SHBA ka fundi i muajit korrik. /pwcorldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


