Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
WP MarketPlace arrin në 25,000 aplikacione, iPad në 100,000
#1
[Image: thumbnail.php?file=windows_phone_7_96654...cle_medium]

Microsoft Windows Phone MarketPlace ka arritur në 25,000 aplikacione brenda një periudhe kohore prej 8 muajsh, ndërsa në të njëjtën ditë App Store i Apple iPad ka arritur të tejkalojë shifrën prej 100,000 aplikacionesh, brenda një periudhe kohore prej më shumë se një viti.

Në të kaluarën po që se dyqani i aplikacioneve numëronte 25,000 sosh, të gjithë ndiheshin krenar. Por në vitet e fundit ju duhet të keni së paku 200,000 apo 300,000 aplikacione në dyqanin tuaj të aplikacioneve për tu konsideruar si konkurrentë serioz të tregut.

WindowsPhoneApplist.com, ka njoftuar se MarketPlace i Microsoft ka tejkaluar shifrën prej 25,000 aplikacionesh brenda një periudhe prej 8 muajsh e dhjetë ditësh. Kjo është një shenjë e mirë, në veçanti për zhvilluesit, të cilët nuk janë ende të sigurt në të ardhmen e këtij sistemi operativ.

Sa për krahasim, iPhone ka pasur nevojë për një periudhë kohore prej 8 muajsh e 6 ditësh për të arritur në 25,000 aplikacione, kurse Android Market ka marrë rreth 15 muaj për të arritur deri në këtë pikë.

[Image: wp7_apps_evolution_total.png]

Apple iPad numëron 100,000 aplikacione ... s’ka festë e as konferencë për media

Apple në anën tjetër nuk bëri zhurmë rreth kësaj arritjeje të rëndësishme. Edhe pse në vitin 2007 me iPhone kjo kompani bëri revolucion, dhe të njëjtën gjë e bëri edhe në vitin 2010 me iPad, ajo nuk bëri zhurmë dhe thjeshtë e tejkaloi ditën e sotme si një ditë të zakonshme.

Shifrat e prezantuara prej macstories, tregojnë se numri i këtyre aplikacioneve përfshin edhe ato që janë universale (pra punojnë edhe në iPhone edhe në iPad), e gjithashtu edhe ato specifike.

Rëndësia qëndron te kualiteti, jo te kuantiteti...

Para se ta përmbyllim këtë lajm me shifra, mos e merrni afër zemrës shifrën prej 200,000 apo 300,000 aplikacionesh, sepse rëndësi më të madhe ka vet kualiteti i tyre si aplikacione individuale. Pra me fjalë të tjera, edhe nëse Microsoft Windows Phone Market Place arrinë në 200,000 aplikacione, duhet të kushtohet rëndësi shumë e veçantë në kualitet të aplikacioneve. Kjo praktikisht është edhe pika kyçe që po shtyn një përdorues të blej telefon me Windows Phone, Apple iOS apo Android. Çështja më nuk po qëndron tek hardueri, por tek softueri... /pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: