Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Procesorët 100-bërthamësh nga Tilera
#1
[Image: 28-tilera_2806111530_1.jpg]

Kompania Tilera ka paralajmëruar një varg procesorësh deri në 100 bërthama me të cilët ka ndërmend t’i konkurrojë Intelit në fushën e serverëve të cilët merren me faqet e Internetit.

Çipat nga familja 64-bitëshe Tilera GX janë prodhuar me proces 40-nanometërsh, ndërsa kanë prej 36 deri 100 bërthama. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie me procesorët e tyre ata synojnë aplikime specifike ku nevojitet bandwidth i madh, si “data mining”, NoSQL dhe bazat e të dhënave në memorie. Në krahasim me procesorët e Intelit nga linja Sandy Bridge, procesorët e Tilera në këto aplikime do të duhej të kenë deri 10 herë performansa më të mira për vat.

Ekzemplarët provues të procesorët Tilera me 36 bërthama do të duhej të jenë në disponim gjatë korrikut, ndërsa versionet 64 dhe 100-bërthamëshe do të jenë në disponim në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu është paralajmëruar që gjatë vitit 2013 prodhimi i çipave do të kalojë në procesin 28-nanometërsh kur do të plasohen edhe procesorët me deri 200 bërthama.

Procesorët GX të Tilera përkrahin versionin 2.6.36 të Linuxit dhe janë kompatibilë me CentOS. Përkrahin po ashtu edhe gjuhët programuese standarde si C, C++, Java, PHP, Perl dhe Python, të cilat janë implementuar përmes compilerit GCC, i cili është përshtatur për arkitekturën e Tilerës.
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)