Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
OCZ Deneva 2 SSD
#1
[Image: 27-ocz_2706110936_1.jpg]

Kaliforni, 27 qershor - Duke vazhduar punën e tranzicionit në interfejsit SATA 6 Gbps të filluar me familjet konsumuese të SSD-ve, OCZ ditë më parë ka prezantuar serinë Deneva 2 të këtyre pajisjeve të dedikuar për blerësit enterprise për integrim në serverë. Disqet bazohen në procesorët SandForce SF-2000, natyrisht në versionet e përshtatura për këto rrethina, dhe për këtë arsye janë të aftë për 80.000 random 4 kB operacione në sekondë dhe bandwidth potencial deri 550 MB/s. Po ashtu janë të ndërtuar edhe me çipa të posaçëm enterprise-grade MLC Flash NAND me qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të shtuar, ndërsa OCZ u ofron blerësve edhe fleksibilitet në përzgjedhjen e interfejsit, duke përfshirë PCIe, edhe pse modelet bazike janë në disponim në paketimet 2,5”, 3,5” dhe 1,8” për integrim në blade serverë high-density.

Tani për tani nuk dihet çmimi i këtyre disqeve, edhe pse do të duhej të ishte konkurrente kur kihet parasysh zgjedhja e çipave eMLC.
suppo^

[Image: ?di=MF1X]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: