04-18-2021, 09:08 AM
![[Image: f.0625192437284_210.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/softuere/f.0625192437284_210.jpg)
Përdoruesit e telefonave mobil të cilët bazohen në sistemin operativ Android kanë marrë edhe një version të ri të freskuar të aplikacionit të Facebook.
Si edhe më parë, aplikacioni i Facebook është në dispozicion falas nga Android Market.
Risia më e rëndësishme që aplikacioni i ri i Facebook tani ofron edhe mundësinë e postimit të videove direkt në rrjetin social.
Gjithashtu, faqet e ndryshme të këtij rrjeti social tani mund të shihen direkt nga aplikacioni, pa pasur nevojë për tu qasur në ueb.
Aplikacioni zyrtar i Facebook kërkon versionin e Android, 1.5, por për integrim më të ngushtë me sistemin operativ është i nevojshëm Android 2.2. / Telegrafi /

