Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Sony NEX-3C: fotoaparati më i vogël me objektiv të ndërruesh
#1
[Image: 12-sony_1206111017_1.jpg]

Për freskimin e ofertës së fotoaparateve sistemore kompakte Sony NEX flitet tashmë një kohë të gjatë, ndërsa pas rrjedhjes së fotografive spiune kjo kompani ka dalë me modelin e ri zyrtar NEX-3C, që zëvendëson të deritashmin NEX-3, prodhimi i të cilit është ndërprerë shumë shpejt pas prezantimit. Modeli e shfrytëzon sensorin e njejtë të formatit APS-C, por me rezolucion të shtuar prej 16,2 megapixelësh, shtëpiza është zvogëluar akoma, ndërsa është ruajtur touchscreen ekrani i njohur i cili shërben edhe për fotografim përkrah okularit elektronik. Sony ka punuar në qasjen më të lehtë në opsionet e avancuara nga menyja sistemore, që ishte një nga mangësitë e përmendura më së shumti, por nuk është larguar kufizimi i këtij modeli në incizimin e videos HD me 720p.

Sipas standardeve të Sony, modeli i ri për nga dimensione është fotoaparati më i vogël me objektiv të ndërrueshëm në botë, prandaj kjo kompani e ka pozicionuar si urë mes botës së kompaktëve dhe SLR-ve. Në shitje do të gjendet kah fundi i këtij muaji me çmim prej 650 dollarësh me objektiv 18-55 mm, gjegjësisht 599 dollarë me objektiv 16mm./koha.net
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)