12-19-2024, 11:44 AM
![[Image: KX08TVp.jpg]](http://i.imgur.com/KX08TVp.jpg)
Kompania për siguri, Panda Security, ka publikuar Panda Cloud Antivirus 1.5.2, versionin e ri të programit të vet antivirus të bazuar në cloud. Risitë përfshijnë kryesisht përmirësime të disa të metave nga versioni i kaluar –ta zëmë, skanimi manual tani është shumë më i shpejtë, posaçërisht në Windows 7.
Po ashtu është optimizuar edhe puna e shfrytëzuesit në sistemin operativ derisa ekzekutohet Panda Antivirus, kështu që tani nuk do të ketë ngadalësime apo ngecje gjatë fshirjes së fajllave, ndërsa është përshpejtuar edhe shtimi i viruseve dhe definicioneve të reja të viruseve përmes cloud.
Panda mbështetet në sistemin e ndarjes së informatave për viruset, Collective Intelligence, që në të vërtetë praqet cloud servis të angazhuar për mbledhjen e raportimeve të softuerit të ri malinj nga shfrytëzuesit tjerë dhe ruajtjen e definicioneve të viruseve në serverët e Pandas. Rezultati është detektimi jashtëzakonisht i shpejtë i malware të ri – pasi që definicionet e viruseve nuk gjenden në kompjuterin tuaj, por në serverët e kompanisë, nuk ka nevojë për update të tyre për t’u mbrojtur nga kërcënimet e reja, por vetëm që një shfrytëzues kudo në botë të paraqesë ndonjë fajll të dyshimtë.
Versionin falas të Panda Cloud Antivirus mund ta merrni nga sajti zyrtar, ndërsa aty gjendet edhe versioni me pagesë i cili ka edhe firewallin, opsionet për kontroll nga largësia dhe karantinën e përmirësuar
Download: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pandasecurity.com/mediacenter/products/panda-cloud-antivirus-1-5-2/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pandasecurity.com/mediacente ... rus-1-5-2/</a><!-- m -->
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
E drejta e autorit i përket ©Dr.FLash
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
Krijimet e Dr.FLash ose të përdoret pa miratimin e Dr.FLash.
Facebook: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.facebook.com/durres.albania.90" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.facebook.com/durres.albania.90</a><!-- m -->
E drejta e autorit i përket ©Dr.FLash
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
Krijimet e Dr.FLash ose të përdoret pa miratimin e Dr.FLash.
Facebook: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.facebook.com/durres.albania.90" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.facebook.com/durres.albania.90</a><!-- m -->







![[Image: MESHrFA.png]](http://i.imgur.com/MESHrFA.png)