Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
HTML dhe CSS
#1
HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language, lexo: Hajpër Tekst Markap Lenguiç) është gjuha markup (sqt. gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit (ang. web page). HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix, Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer, AOL, Netscape, Opera (shfletues interneti) etj. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash (karaktere) të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.

Përshkrimi i parë i publikuar për HTML-në ishte një dokument i quajtur HTML Tags (Tiketat HTML), së pari të përmendura në internet nga Berners-Lee më 1991.[2][3] Ajo përshkruan 22 elemente që përbëjnë brendësinë, relativisht të thjeshtë të HTML-së. Trembëdhjetë nga këtoelemente ende ekzistojnë në HTML 4.[4]

Berners-Lee e konsideronte HTML-në si një program i SGML-së, por ai nuk u definua si i tillë formalisht deri në publikimin e vitit 1993, nga Taskforca e Engjinierëve për Internet (IETF), nga propozimi i parë për një specifikim të HTML-së: Internet Drafti i Berners-Lee dhe Dan Connolly "Hypertext Markup Language (HTML)", i cili përfshiu një Definicion i Tipit të Dokumentit SGML për të definuar gramatikën.[5] Drefti skadoi pas gjashtë muajsh, por u bë i famshëm për pranimin e shenjës tradicionale të shfletuesit NCSA Mosaic për ngulitjen (embedding) e figurave in-line, duke reflektuar filozofinë e IETF-së për të bazuar standarded në prototipet e suksesshme.[6]

Pasi skaduan draftet HTML dhe HTML+ më 1994, IETF-ja krijoi një Grup punues për HTML, i cili më 1995 përgatiti "HTML 2.0", specifikimet e para të HTML-së kishin për qëllim të trajtoheshin si standarde kundrejt të cilave duhej të bazoheshin implementimet e së ardhmesd.[6]E publikuar si "Kërkesë për Komentim" 1996, HTML 2.0 përfshiu ide nga draftet HTML dhe HTML+.[7] "HTML 1.0" nuk kishte ekzistuar ndonjëherë; emërtimi 2.0 kishte për qëllim ta dallonte edicionin e ri nga draftet e mëparshme.[8]

Zhvillimi i mëtejshëm nën mbikëqyrjen e IETF-së ngeci nga interesat konkuruese. Nga viti 1996, specifikimet e HTML-së janë mirëmbajtur nga World Wide Web Consortium (W3C). Sidoqoftë, më 2000, HTML-ja u bë bë gjthashtu një standard ndërkombëtar (ISO/IEC 15445:2000). Specifikimi i fundit i HTML-së i publikuar nga W3C është Rekomandimi HTML 4.01, i publikuar më 1999. Problemt dhe gabimet e saj u pranuan nga errata e publikuar më 2001.


Fletat e stileve (CSS, nga anglishtja Cascading Style Sheets) është një gjuhë stilesh e përdorur për prezentacionin e një dokumenti i shkruajtur në gjuhën markup. Përdorimi më i zakonshëm është stilimi i faqeve Web i shkruajtur në HTML dhe XHTML, edhe pse gjuha mund ti aplikohet çdo dokumenti XML, duke përfshirë SVG (shqip Grafikë Vektoriale e Shkallëzuesme) dhe XUL.

______________________________________________________________________________________________________________________________________

CSS mund të përdoret nga lexuesit e faqeve të rrjetit të caktojnë ngjyrën, stilet e shkronjave, planimetrin ose layout, dhe pamje të tjera të prezantimit të dokumentit. Është kryesisht i projektuar për të bërë të mundur ndarjen e përmbajtes së faqeve (e shkruajtur në HTML, ose një gjuhë markup të ngjashme) nga prezantimi i dokumentit (i shkruar në CSS). Kjo ndarje lehtëson përdorimin, jep më shumë fleksibilitet dhe kontroll në specifikimin e karakteristikave të prezentimit, dhe zvogëlon ndërlikimin dhe ripërsëritjen e përmbajtjes strukturale. CSS specifikon një skemë prioriteti për të saktësuar kush rregull stili apilohet në qoftë se një ose më shumë rregulla gjëhen në një element i veçantë. Në këtë të kështu-quajtur shkallëzim, prioritetet ose pesha llogariten dhe i caktohen rregullave, kështu që rezulatet janë të parashikueshme.

Specifikimet e CSS mbahen nga World Wide Web Consortium (W3C).

[copyright=http://sq.wikipedia.org/wiki/HTML]Wikipedia[/copyright]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: