Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
11 Shenjat e Kijametit
#1
Nuk do të bëhet Kijameti derisa të ndodhin këto 11 ngjarje.
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk do të bëhet Kijameti derisa:
1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.
2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.
3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).
4- Të shtohen tërmetet.
5- Koha të ikë shumë shpejt.
6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).
7- Të shtohen vrasjet.
8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!
9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.
10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!
11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)
Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.
Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.
Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.
Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”
{Buhariu, 7121}
C'do Shpirt do ta shijoje VDEKJEN
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
vetem 10 edhe 11 ska ndodh hala, flm qe e shperndave me neve
veq diqka spo kuptoj, qekjo me ngrit ndertesa te larta kurgjo tkeqe ska ?
[Image: steamlr2.gif]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ Wrote:vetem 10 edhe 11 ska ndodh hala, flm qe e shperndave me neve
veq diqka spo kuptoj, qekjo me ngrit ndertesa te larta kurgjo tkeqe ska ?
Ne Disa transmetime me sa e di une te 4 edhe 6 e bojn bashk dhe dalin 10
Kurse ndertesa te medha vella Ska dicka te keqe po Pejgamberi a.s. ka treguar se si njerzit do te Garojn ne kete dunja ...
Ska gje In Shaa Allah Thjesht jam tu e bo per hir te Zoti
Zoti na udhezoft ...
C'do Shpirt do ta shijoje VDEKJEN
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ Wrote:vetem 10 edhe 11 ska ndodh hala, flm qe e shperndave me neve
veq diqka spo kuptoj, qekjo me ngrit ndertesa te larta kurgjo tkeqe ska ?
ktu per ndertesat e larta mdoket osht fjala sjom i sigurt po nmeke qe jon ato ndertesat permas qabes mdoket per qato osht fjala
[align=center]Pendohu edhe nese mekatet te kanë mbuluar
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
bAz Wrote:
̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ Wrote:vetem 10 edhe 11 ska ndodh hala, flm qe e shperndave me neve
veq diqka spo kuptoj, qekjo me ngrit ndertesa te larta kurgjo tkeqe ska ?
ktu per ndertesat e larta mdoket osht fjala sjom i sigurt po nmeke qe jon ato ndertesat permas qabes mdoket per qato osht fjala
Jo Baz nuk osht fjala per ato , edhe sdi ku paske ni.General X e ka spjegu mire ,qe njerzt kane me bo gara per pushtet , pasuni e pozite , ky eshte kuptimi ma i sakt i hadithit.
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)