Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
5 GJËRA QË LINUX I BËNË MË MIRË SESA MAC OS X
#1
[Image: testbtf.jpg]

Dihet se Windows është i pranishëm qysh kaherë dhe ka një dominim shumë të madh në të treg, dhe natyrisht ka pak gjasa që dikush të vë në pikëpyetje me seriozitet meritat e këtij sistemi operativ, vetëm në rast se bëhet fjalë për çmimin, problemet e sigurisë dhe kodin e mbyllur.

Apple OS X në anën tjetër është diçka tjetër. Edhe pse janë një minoritet, adhuruesit e Mac janë pasionantë dhe mjaft të zëshëm për ta bërë të qartë se Apple duhet të bëjë diçka ashtu si duhet – qoftë nëse ajo “diçka” ka të bëjë apo jo me teknologjinë.

Por duhet ta them (është mendimi im) se suksesi i Mac është çështje e marketingut. Këta njerëz vërtetë investojnë në marketing të produkteve të tyre, dhe kjo natyrisht që zgjon kureshtjen tek konsumatorët. E Windows? Kush ka nevojë për marketing kur e ka tërë atë treg që vetvetiu i bënë marketing..

Por të lëmë anash Windows-in, sepse nuk kemi punë me të kësaj radhe… Tash për tash është në pyetje dueli Linux – Mac OS X, sepse sistemi operativ me kod të hapur ka shumë gjëra që i bënë më mirë se Mac OS X. Nëse po tentoni të vendosni për një platformë, këta faktorë të mposhtëm ia vlejnë të shqyrtohen:

1. Siguria

Mac ka një bazë shumë më të vogël të instalimit t ë Windows, që do të thotë se ka efekti të monokulturës dhe është më pak atraktiv për të tërhequr hakerë të dëmshëm, por Linux është bosi i bosave kur bëhet fjalë për siguri.

Në rend të parë vjen leja: Përdoruesit e Linux nuk fitojnë në mënyrë automatike privilegjet e administratorit në kompjuterin e tyre, që do të thotë se virusat dhe malaware nuk kanë qasje në mënyrë automatike në çdo gjë. Pra kur një kompjuterë përfshihet nga viruset, shumica e malware mund të arrijë vetëm deri në pikën sa të bëjë mbeturina nga skedarët lokal të përdoruesit dhe programet e tij.

Në anën tjetër me Windows, shkatërrimet që sjellin viruset e tipet e ndryshme të malware mund t’i paramendoni. Vetëm ju duhet të bindni një përdorues që të klikojë mbi diçka dhe u kry puna. Kështjella (kompjuteri) me gjithë çelësa është në duar të hakerit.

Mos mendoni se Apple i ka punët më mirë. Apple në fakt është gjithashtu i ndjeshëm ndaj viruseve e hakerëve, por realisht është sistem edhe më i ndytë se Windows. Të vetmit që mund të shohin lëshimet në kod janë vet inxhinierët e Apple, që natyrisht kanë prioritetet e tyre dhe oraret e punës.

Me Linux në anën tjetër, është një botë e përdoruesve që ekzaminojnë kodin çdo ditë. Madje edhe në Kosovë e Shqipëri ka të tillë. Nuk është çudi se lëshimet në Linux gjinden dhe arnohen shumë më shpejtë.

Së fundi është gjetur se Apple madje tejkalon dukshëm edhe Windows-in për sa i përket numrit të lëshimeve të sigurisë të lidhura me produktet e saja.

2. Gjithçka sipas qejfit

Është e kuptueshme që disa përdorues dëshirojnë të jetojnë në një kopsht të ngushtë të rrethuar me mure të zbukuruara me lule, dhe janë të përbetuar të bëjnë atë që iu thotë Apple. E shumë të tjerë, nuk pranojnë assesi kufizimet e Apple.

Me Linux, virtualisht çdo gjë mund të konfigurohet dhe rregullohet sipas dëshirës, që i bie shkurt se ju mund të bëni çdo gjë. Nuk po ju pëlqen desktopi GNOME me të cilin vjen Ubuntu? Provoni KDE ose një tjetër. Zgjidhja është në duart tuaja, ashtu siç duhet të jetë.

3. Hardueri

Realisht OS X e Windows, janë shumë të kufizuar kur bëhet fjalë për harduerin në të cilin punojnë. Ata kërkojnë harduerin më të fundit dhe më të mirin për të punuar si duhet. Nëse tentoni diçka më pak, rezultati do të jetë i keq. Shumë i keq…

Një prej virtyteve të mahnitshme të Linux në anën tjetër është aftësia e tij për të punuar në pothuaje çdo gjë. Në fakt ka versione të Linux të dizajnuara edhe për ambiente shumë të kufizuara kompjuterike, siç është Puppy Linux dhe Damn Small Linux.

Me OS X, Apple ju thotë çfarë hardueri duhet të keni, kurse me Linux, ju thoni kjo është ajo që kam dhe shkojmë tutje.

4. Besueshmëria

Bllokimet e sistemit dhe mosfunksionimi janë realisht një fakt i jetës së një përdoruesi të Mac, por Linux ofron një përvojë krejt tjetër. Shumë përdorues të Linux, nuk kanë përjetuar mosfunksionim të paplanifikuar. Nuk është çudi, pse Linux është zgjidhja më e shpeshtë si sistem operativ për serverë. Po të kishit biznes athua sa do t’ju kushtonte mosfunksionimi i serverëve në ditët e sotme?

5. Çmimi

A Apple po ju duket a? Linux është pa pare, nuk kushton asgjë, asnjë cent, as një euro për një kopje ilegale në rrugët e Prishtinës. Është sistem operativ legal që mund të shkarkoni pa pagesë prej ueb faqes zyrtare. Mac? Në fakt ka çmim edhe më të lartë se Windows. Nuk po i hyjmë kësaj pune…

Duhet të themi se asnjë sistem operativ nuk është i përkryer. Por Linux ka shumë avantazhe në krahasim me konkurrentët e tij, kështu që provojeni dhe binduni. Sidomos nëse keni një biznes Linux mund të reduktojë dukshëm kostot, e këtë e kanë vërtetuar edhe shumë studime.
/pro-ks.com
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: