Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Microsoft ofron Xbox falas, nëse blini PC me vlerë mbi 700 d
#1
Microsoft ofron Xbox falas, nëse blini PC me vlerë mbi 700 dollarë


[Image: thumbnail.php?file=Xbox_360_224838384.jp...cle_medium]

Microsoft për dikë është sinonim i “një sistemi të mbyllur”, e për dikë tjetër është një korporatë gjigante që meriton respekt për punën e bërë dhe për praninë e saj globale në kompjuterët personal të shumicës.

Së fundi ajo prezantoi një iniciativë të re që duket të jetë një prej më të fuqishmeve që ka bërë deri më sot, për sa i përket blerjes së një PC-je me Windows.

Duke filluar nga data 22 maj, kompania do të ofrojë si dhuratë një konzolë 4G Xbox 360 në vlerë prej 199 dollarë, për secilin nxënës të shkollës së mesme apo student të fakulteteve të ndryshme që blen një Windows PC me një çmim prej më shumë se 699 dollarë. Këto oferta natyrisht (më vjen keq që po ju dëshpëroj) nuk vlejnë për vendin tonë sepse përfaqësuesit e Microsoft që kemi këtu qëndrojnë prapa disa organizimeve të cilat i inicion vet Microsoft, por në anën tjetër nuk bëjnë asgjë konkrete për të promovuar vet produktet e Microsoft në treg, e lëre më për të shtyrë partnerët që të bëjnë diçka të këtillë, për të përkrahur studentët.

Të kthemi sërish tek iniciativa e Microsoft. Studentët që dëshirojnë të përfitojnë një dhuratë duhet të ofrojnë dëshmi se janë studentë në dyqanin ku blejnë produktin apo online (ku studentët duhet të kenë një e-mail adresë .edu.... sa studentë kanë email adresë të kësaj forme !!???).

Marrëveshja mund të bëhet në dyqanet e Best Buy, Microsoft Store, Dell.com dhe HP.com, ndërsa sipas disa analistëve kjo iniciative është e vonuar nga ana e Microsoft sepse në muajin qershor përfundon semestri dhe studentët janë duke pushuar. Por Microsoft është shprehur se fundi i majit e fillimi i qershorit janë muaj ku ka blerje të mëdha nga studentët e kolegjeve sepse sipas tyre studentët dëshirojnë të kenë teknologji që iu ofron atyre argëtim në jetën e përditshme por edhe iu mundësojnë të menaxhojnë me lehtësi punën e shkollës dhe të jetës. “Windows e sjell këtë” shprehen ata.

Kjo marrëveshje na paraqitet në kohën kur Microsoft ka raportuar shitje të dobëta të PC-ve për konsumatorë për çerekun e fundit, në veçanti pas shpalosjes së iPad 2 nga konkurrenca Apple. /pcworldalbanian

E sa për relaks shikoni këtë video intersante...

Burimi:

PcWorldAlbanian

Video
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Boll lir edhe mir Big Grin xbox falas jeheww Big Grin
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
250 euro po bon XBOX-i vet tani PC po bjen 450 euro, ma lir ska ku shkon tybe
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
So keq , lir po , qka po do ma shum Microsof i ka senet Smile
[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
un perveti e kom xBox COD 4 Edition !

sum vyka sen Big Grin
qifsha kanterin
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
Të kthemi sërish tek iniciativa e Microsoft. Studentët që dëshirojnë të përfitojnë një dhuratë duhet të ofrojnë dëshmi se janë studentë në dyqanin ku blejnë produktin apo online (ku studentët duhet të kenë një e-mail adresë .edu.... sa studentë kanë email adresë të kësaj forme !!???).

jo te gjithe e marrin Smile
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
hahaha pOpo Tongue
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: