Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
FBI stopon punën e botnetit Coreflood
#1
[Image: ?di=8ERL]

Coreflood është botneti më i ri të cilit i është përfunduar misioni nga ana e FBI. Kjo e fundit ka përdorur manovra të caktuara për të vënë offline botnetin Coreflood, që do të thotë se vëllimi i spamit që del në inboxin tuaj do të jetë më i vogël, dhe gjithashtu edhe interneti më i sigurtë.
Një botnet siç e dini është një rrjet i kompjuterëve të infektuar (bot) që mund të kontrollohen prej së largu nga sulmues të caktuar, për qëllime të dëmshme. Coreflood lejon që kompjuterët e prekur me Windows të qasen nga sulmuesit, duke iu mundësuar atyre të vjedhin të dhëna personale të ndjeshme dhe informata financiare, në mënyrë që të vjedhin fonde.

“Botnetët dhe cyber-kriminelët që i implementojnë ata, dëmtojnë sigurinë e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe varshmërinë e shtetit në infrastrukturën informative” tha Shawn Henry, Asistent-Drejtor Ekzekutiv i Divizionit Për Krime, Cyber-Krime, Reagime dhe Shërbime të FBI-së, pranë departamentit të drejtësisë në SHBA. “Këto veprime për të ndaluar kërcënimin e shkaktuar nga Coreflood janë të parat e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe reflektojnë përkushtimin tonë për të qenë kreativ dhe proaktiv në bërjen e internetit një vend më të sigurt”.

Dave Marcus, pranë McAfee Labs që është në rolin e drejtorit hulumtues dhe për komunikime, theksoi për PCWorld se cyber-kriminelët prapa Coreflood kanë krijuar makina të të hollave me këtë botnet. Marcus tha se është vështirë të parashikohet sesa të holla ka gjenruar botneti, por ka gjasa të bëhet fjalë për dhjetëra milionë, dhe se askush nuk mund ta mohojë se kjo shumë mund të arrijë deri në 100 milion dollarë.

Ky është sulmi tjetër i radhës kundër cyber-kriminelëve, pasi që më parë Waledac ishte stopuar në shkurt të vitit 2010, pastaj Bredolab në nëntor të vitit të kaluar, etj. Rustock një tjetër botnet ishte stopuar në mars të vitit 2011. Por pavarësisht kësaj ka ende shumë botnet aktiv dhe të cilët duhet sfiduar nga organet kompetente. /pcworldalbanian
[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
interesant :$ shum zor asht mi nal veq ishalla Tongue
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
Aty si dihet a nalen amo qashtu tash lajmi o Tongue
[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
jo more snalen kta
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
Ku e din ti qe snalen ?! , FBI so polici e ks Big Grin
ti nalin edhe mirr , nejse kret bash krejt jo amo do i nalin Big Grin
[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)