Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Samsung KIES(Foto-sqarim)
#1
[Image: samsung-kies-logo.jpg]
Samsung KIES është ni program për smartphonat samsung që mundëson konektimin në device me anë të PC. Pak a shumë e ka rolin e njejtë sikur iTunes tek sistemi operativ iOS për ata qe e kuptojnë ma leht.

Çfarë na mundëson programi:

Lidhet me valë(wireless):
Për më shumë lehtësim, ju mund ta programoni në mënyrë që ta sinkronizoj(njohë) telefonin tuaj me anë të valëve wi-fi
[Image: img_kies_mobile_connect.jpg]
Mbanë pajisjen tuaj të përditësuar(up-to-date):
Kur e konektoni telefonin apo tabletin tuaj në KIES me kabullin USB, ju do të njoftoheni automatikisht nëse ka ndonjë aplikacion për ta përditësuar apo freskuar(update)
[Image: img_kies_mobile_update.jpg]

Sinkronizon(sync) kontaktet me anë të Outlook, Google apo Yahoo:
Me lehtësi ju mund ti editoni dhe shtoni kontakte me anë të KIES. Gjithashtu mund ti sinkronizoni kontaktët me Outlook Google apo Yahoo
[Image: img_kies_mobile_outlook.jpg]

Pasuro jetën tuaj me muzikë kudo që jeni:
Menagjoni muzikat tuaja me anë të biblotekës muzikore të KIES. Formoni lista(playlist) dhe sinkronizoni muzika nga KIES në pajisje dhe anasjelltas.
[Image: img_kies_mobile_music.jpg]

Bartni fotot dhe videot në PC tuaj:
Ruani momente të ndryshme të jetës dhe bartni ato në PC nga pajisja qofshin foto apo video në mënyrë shumë të lehtë

KIES për sistemin operativ MAC:
Menagjoni muzikat, videot, fotot dhe të gjitha gjërat tjera brenda pajisjes tënde në MAC, me anë të KIES-it për MAC
[Image: img_kies_mobile_mac.jpg]

WINDOWS
Kërkesat e programit për sistem(System Requirements):
Sistemi Operativ: Microsoft® Windows XP, Vista, Windows 7, Windows 8
Processori(CPU): Intel Pentium 1.8 GHz ose më e madhe (Intel Core 2 Duo 2GHz rekomandohet)
Memorja(RAM): 1GB (Rekomandohet)
Hapsira në Harddisk(HDD): Më së paku 500MB
Rezolucioni i nevojitur: 1024 x 768
Kërkesat e programit për software(Required Software):
Microsoft .Net Framework v3.5 SP1 (ose më e re),
Windows Media Player 11 (ose më e re)
DirectX v9.0 (ose më e re)

MAC
OSX: OSX 10.5 (ose më e lartë)
Processori(CPU): 1.8GHz
Memorja (RAM): 512MB të lira
Hapësira në Harddisk(HDD): Më së paku 100MB

Si mund ta marr ndonjë këshillë se si ta përdori KIES:

Linku për shkarkim:

Në link mund ta gjeni shkarkimin në dy platforma(Windows dhe MAC), gjithashtu keni të përfshirë edhe tutorialin për KIES dhe pjesën ku mund të kërkoni ndihmë(Support KIES)

Quote:©Teksti i përkthyer dhe përshtatur nga Albin Xhemaili eksluzivisht për eSportsKosova
[Image: aWJz8Dd.png][Image: BhlGcMf.png] [Image: SE5WhyG.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
gj per punen pom pelqen btw e kom kit sen ne Samsung osht nje lehtesim!
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)