Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Aplikacionet më të mira për të liruar hapësirë në Android
#1
1. Clean Master është aplikacioni më popullor në Android që lejon përdoruesit të pastrojnë pajisjen e tyre nga çdo dokument i panevojshëm.Aplikacioni krijon qindra MB hapësirë të lirë duke fshirë dokumentet junk si dhe të dhënat e ruajtura në app cache. Gjithashtu aplikacioni mundëson transferimin e aplikacioneve nga memoria e telefonit tek karta e memories SD.
  • [Image: Clean_Master.jpg]

2. Easy Uninstaller lejon përdoruesit të pastrojnë hapësirën e memories duke fshirë aplikacionet e panevojshme nga sistemi i tyre Android. Aplikacioni suporton çinstalimin në grup të aplikacioneve që do të thotë se përdoruesi mund të fshijë disa aplikacione njëkohësisht.
  • [Image: Easy-Uninstaller.jpg]

3. Search Duplicate File ndihmon përdoruesit të shfrytëzojnë në mënyrë efiçente hapësirën e memories duke fshirë përmbajtjet e ndryshme si audio, foto apo dokumente të ndryshme. Aplikacioni është i aftë të gjejë dokumentet e duplikuara edhe nëse emrat e tyre janë të ndryshëm.
  • [Image: duplicate-finder.jpg]

4. Përdoruesit e smartfonëve zakonisht ruajnë shumë foto në pajisjet e tyre të cilat kanë nevojë për shumë hapësirë sidomos ato që janë regjistruar me rezolucion të lartë. Aplikacioni Rabido është një mjet që shërben për kompresimin e imazheve dhe si rezultat krijon më tepër hapësirë të lirë në telefon pa humbur cilësinë origjinale të fotove.
  • [Image: Rabido.jpg]
  • Burimi : PCWorld Albanian
every game begins with

eSportsKosova



eSports and Professional Gaming Community
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
advanced mobile care osht ma mir se qekjo clean master.
[Image: forumrulesi.gif]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: