05-31-2023, 03:21 PM
![[Image: 3zq692o.jpg]](http://i.imgur.com/3zq692o.jpg)
Quote:Big five" në internet Facebook, Google, YouTube, Yahoo dhe Amazon e kanë qendrën në SHBA, por përdoren në të gjithë botën. Alternativa evropiane mund të jetë Linux, programi i iniciuar nga finlandezi Linus Torvalds. Pa studimet evropiane, amerikanët sot nuk do të ishin në gjendje të mblidhnin aq shumë të dhëna nga interneti. Sepse bazat e "World Wide Web" janë hedhur në vitet 1980 në qendrën e përbashkët kërkimore evropiane CERN në Zvicër.
Problemi i evropianëve është se ata vërtetë kanë hedhur themelet e rrjetit të teknologjisë të internetit, por zhvillimin dhe sidomos përdorimi komercial i internetit, është tërësisht në duart e kompanive amerikane. Kjo bëhet e qartë edhe prej faktit se "big five" në këtë fushë, sipërmarrjet Facebook, Google, YouTube, Yahoo dhe Amazon e kanë qendrën në SHBA por ato përdoren në të gjithë botën. Rrjeti Facebook është faqja më e popullarizuar në botë. Për shërbimet sekrete amerikane ky është një pozicion pothuajse ideal. Përveç kësaj "Patriot Act" e bën përgjimin shumë më të lehtë në praktikë. Ky ligj, miratuar në tetor 2001 si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmeve terroriste të 11 Shtator 2001 që përgjimi dhe mbledhja e të dhënave të jenë të mundura pa qenë e domosdoshme që një gjyqtar të japë leje për to.
Përveç kësaj, ligji u referohet dhe kompanive amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara. Kjo do të thotë se edhe nëse Facebook apo Google i ruajnë të dhënat e tyre në qendra jashtë vendit agjencitë e shërbimeve sekrete amerikane kanë të drejtë të kenë qasje në to. Një gjë e tillë ua lehtëson punën shërbimeve sekrete amerikane.
Burimi : shqiperia.com
![[Image: dqu1g.jpg]](http://i44.tinypic.com/dqu1g.jpg)
PSYDARK

