Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kujdes gjatë shkarkimit të softuerëve të lirë
#1
[Image: siguri_foto_527384095.jpg&size=article_medium]

Softueri i lirë dhe i hapur ka filluar të përhapet me të mëdha dhe, si duket, kjo përhapje është duke u përdorur që të bëhen reklama të ndryshme shqetësuese. Reklamat nga Google/Bing/Yahoo paraqiten të parat, gjatë kërkimit të ndonjë sofuteri të lirë dhe të hapur, për të mashtruar njerëzit.

Nëse kërkoni në Google (ose Bing) ndonjë aplilacionet e ndryshme, rezultati i parë do të jetë një reklamë që, nëse e klikoni, do të ju dërgojë diku tjetër, por jo në faqen e vërtetë të aplikacionit. Këtu mund t’i shihni vetëm disa aplikacione që mund të jenë si më të zakonshmet, por ka edhe shumë aplikacione të tjera:

Audacity
VLC
Gimp
MPlayer
7-Zip
CCleaner
…dhe shumë aplikacione të tjera

[Image: files.php?file=vlc_crap_887040756.jpg]

Reklamat nuk paraqiten gjithmonë, pasi që me siguri se shënjestrojnë vizitorë nga vendet më të zhvilluara.

Instalimi i një softueri të këtillë

Nëse shkarkoni aplikacionin nga faqja me reklama, ju do të shihni një instalues tjetër, që do të provojë të instalojë një tjetër “Përditësues”...

[Image: vlc_crap_2_319277616.jpg]

Dhe pastaj do të shihni këtë softuer dhe disa fjalë hamendëse. Ju do të duhej që ta prekni Decline për t’u shmangur nga instalimi, por shumë përdorues mbase edhe do të prekin Accept.

[Image: vlc_crap_3_715898514.jpg]

Kështu që, sigurohuni që të keni kujdes kur shkarkoni dhe veçanërisht kur u dërgoni të tjerëve që të shkarkojnë sofuterë të lirë dhe të hapur. Ju tashmë nuk duhet vetëm ta kërkoni në Google atë – ju duhet t’ua jepni lidhjen (ang. link) e vërtetë./pcworldalbanian

Sapo të keni kërkuar për ndonjërën nga këto, ju do t’i vëreni këto reklama.
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)