Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Origin prezanton të fuqishmin EON17-S
#1
[Image: Origin_EON17_S_247967765.jpg&size=article_medium]

Nëse jeni në treg duke kërkuar një laptop të fuqishëm për lojëra, atëherë do të duhej t’ju gëzojë fakti se Origin tani ka filluar me shitjen e laptopit Origin EON17-S, që është laptop i dedikuar për lojëra dhe veçohet me gjeneratën e dytë të procesorëve Intel “SandyBridge” dhe me kartela grafike Nvidia GeForce GTX 485M.

Për ata që janë të interesuar për këtë laptop ka mundësi të shumta të përzgjedhjes së procesorit dhe grafikës, por përveç kësaj konsumatorët potencial do të gjejnë vetën para një opsioni shtesë që do t’ju mundësojë një overclock të sistemit me një frekuencë punuese deri në 4.5GHz.

Origin EON17-S përveç se ka fuqi të jashtëzakonshme ai ka edhe një ekran të madh 17.3 inç Full HD LED Backlit, që sjellë rezolucion 1920 x 1080 piksela, pastaj ka 4 vende të rezervuara për deri në 32GB Dual Channel DDR3 RAM 1333 MHz apo 16GB Dual Channel DDR3 1600 MHz.

Ai përveç kësaj ka edhe Blu-ray incizues dhe lexues, dhe ofrohet edhe një SSD apo Hibirid konfigurim me opsione RAID, dhe zërim të mahnitshëm 7.1 HD Audio me përkrahje për THX TruStudio. Për specifikim të plotë dhe një listë të plotë të të gjitha opsioneve të konfigurimit shikoni ueb faqen e Origin.

Origin EON17-S ka një çmim fillestar prej 1.759 dolarë dhe ai do të rritet vazhdimisht në varësi të opsioneve tuaja. Duhet theksuar se EON17-S do t’ju mbulojë të gjitha shpenzimet e dëmeve eventuale nga overclocking, duke përfshirë zëvendësim pa pagesë, dërgim me postë pa pagesë dhe përkrahje teknike pa kufi. /pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)