02-09-2021, 09:07 PM
Shërbimi i popullarizuar me bazë në cloud Dropbox, ka përditësuar termet e saja të përdorimit në të cilat ka shtuar se në rast se kërkohet nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës qasje në dokumentet që janë të ruajtura në shërbimin e saj, atëherë ajo do t’i dorëzojë ato.
Sipas Business Insider kjo nuk është ndonjë risi për shkak se edhe shërbime tjera me bazë në cloud si Gmail, Hotmail dhe Amazon, kanë një nivel të ngjashëm të bashkëpunimit me autoritetet shtetërore.
Dropbox është një prej shërbimeve udhëheqëse në magazinimin me bazë në cloud dhe punon duke instaluar një follder special “cloud” në hard diskun tuaj. Cilido skedarë që vendoset prej jush në këtë follder, më pas sinkronizohet me Dropbox-ët tuaj që i keni të vendosur në celularë, tablet, kompjuterë tjerë, etj. E në këtë mënyrë skedarët mund të qasen prej cilëso pajisje të përshtatshme me Dropbox.
Padyshim që duhet keni parasysh se çfarë ruani në shërbime të këtilla me bazë në cloud sepse nesër apo pasnesër mund t’ju vizitojnë autoritetet... /pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


