Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
SK marrin moddii për WCG Nordic
#1
SK Gaming kanë regjistruar Andreas "moddii" Fridh për turneun e ardhshëm, WCG Nordic finals.

Gjigantët suedez kanë qenë në vëzhgim të një lojtari të ri, që nga largimi i Rasmus "GuX" Stahl drejt fnatic, në fillim të muajit.

Fridh, i cili është lojtar i lirë pas shpërbërjes së ekipit të Counter-Strike, Meet Your Makers, është marrë nga SK Gaming për WCG Nordic finals, që do të zhvillohet nga 5 deri më 8 Gusht në Helsinki, Finlandë.

Ky do të jetë turneu i dytë për Fridh nën ngjyrat e SK, pasi ka luajtur për këtë ekip në Arbalet Cup Dallas, ku ata përfunduan në vendin 5-të.

[Image: 1279304625.77.jpeg]

SK kanë mundësi të bëjnë ndryshime të tjera në përbërje për WCG Nordic finals, por me turneun vetëm dy javë larg, ka pak gjasa për ndonjë ndryshim tjetër.

SK do të marrë pjesë në WCG Nordic finals me këtë përbërje:

[Image: se.gif] Dennis "walle" Wallenberg
[Image: se.gif] Johan "face" Klasson
[Image: se.gif] Jimmy "allen" Allén
[Image: se.gif] Robert "RobbaN" Dahlström
[Image: se.gif] Andreas "moddii" Fridh
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)