03-28-2023, 12:42 PM
![[Image: 3yz5oSe.jpg]](http://i.imgur.com/3yz5oSe.jpg)
Më në fund aplikacioni i famshëm i krijimit të videove "Vine" vjen në platformën e Android. "Vine", të cilin Twitter e nxori vitin e kaluar u bë i famshëm duke numëruar 13 milionë përdorues në Twitter.
Ky aplikacion u bë i famshëm jo vetëm për krijimin e videove 6 sekondëshe, por gjithashtu dhe për krijimet e animuara që mund të bëheshin.
Një nga karakteristikat më të mira të "Vine" është aftësia për të regjistruar dhe çregjistruar me një prekje të ekranit videot.
Përdoruesit ekspertë menaxhojnë 6 sekondëshin për të krijuar me anë të prekjeve krijimet e tyre. Njësoj si versioni iOS, "Vine" për Android ndan disa karakteristika të njëjta.
Sipas blogut në Twitter, aplikacioni i ri përfshin tinguj, luajtje nga mbrapsht, eksplorim, poste popullore dhe trendi, gjetjen e shokëve dhe ftesë për të tjerët.
Gjithsesi "Vine" për Android përfshin një opsion për të zmadhuar pamjen, gjë që nuk ekziston në versionin iOS.
Aplikacioni i ri mund të gjendet në Google Play dhe funksionon me të gjitha pajisjet që punojnë me versione nga 4.0 e lartë të Android-it.
Burimi : PcWord
Allah <3
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
E drejta e autorit i përket ©M3FAT1
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
Krijimet e M3FAT1 ose të përdoret pa miratimin e M3FAT1.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
E drejta e autorit i përket ©M3FAT1
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
Krijimet e M3FAT1 ose të përdoret pa miratimin e M3FAT1.


