02-03-2021, 09:59 PM
Universiteti për Biznes dhe Teknologji apo ndryshe i njohur edhe si UBT, është duke organizuar sërish një aktivitet shumë unik dhe ndërkombëtar.
Federata Evropiane e Futbollit me Robotë, pas organizimit me sukses vitin e kaluar, ia ka besuar UBT-së organizimin për herë të dytë me radhë Garës Evropian të Robotëve që luajnë futboll, dhe kjo garë pritet të mbahet prej nga 3 deri më 6 maj 2011, në lokalet e UBT-së në Prishtinë.
Organizimi i këtij aktiviteti shënon edhe një sukses të UBT-së, por njëkohësisht edhe të Republikës së Kosovës, që është shteti i vetëm në Evropën Juglindore ku organizohet, madje për të dytën herë, një aktivitet i karakterit shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Deri tash pjesëmarrjen në Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll e kanë konfirmuar disa ekipe nga shtetet evropiane, të njohura për aktivitete në këtë fushë sportive të robotikës.
Sikur edhe në kampionatin e kaluar, vendin tonë në këtë garë do ta përfaqësojë ekipi “UBT-Kosova”, i cili e ka përfaqësuar Kosovën edhe në kampionate të mëhershme evropiane, përfshirë të në Zvicër e Austri, ku ka shënuar suksese të dalluara. Me këtë rast, organizatori ka paraparë të mbahet edhe një koherencë shkencore për robotikë, ku pritet një numër i madh studiues ndërkombëtar dhe vendorë ti paraqesin punimet e tyre nga fusha në fjalë.
Në ceremoninë e hapjes dhe gjatë zhvillimeve janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, profesorë e ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të kompanive të ndryshme, përfaqësues të biznesit, studentë e mysafirë të tjerë. Garat Evropiane të Robotëve që luajnë futboll zhvillohen në objektin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë dhe mund të përcillen nga të gjithë të interesuarit./pcworld.al
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


