01-13-2023, 04:11 PM
![[Image: fsFv4Wu.jpg]](http://i.imgur.com/fsFv4Wu.jpg)
Në raportin e fundit të JD Power & Associates i cili publikohet në baza gjashtë mujore, dhe i cili mat kënaqësinë konsumatore, thuhet se Apple është prodhuesi me nivelin më të lartë të kënaqësisë së konsumatorëve të saj, sa i përket telefonave të mençur mobil.
Bazuar në një shkallë matjeje me 1.000 pikë, Apple për të nëntën herë me radhë ka marrë vendin e parë me iPhone, për punën, dizajnin fizik, karakteristikat, dhe lehtësinë e operimit, duke u renditur me plotë 60 pikë përpara sfiduesit të saj në vendin e dytë – kompanisë Nokia.
Ndërsa mesatarja e këtij raporti është 796 pikë për prodhuesit, Apple është e vetmja kompani që ngrihet mbi të me 855 pikë - që do të thotë se konkurrenca është relativisht e mbetur prapa.
Në pozitat tjera pas Apple vjen Nokia, Samsung, dhe Motorola, të cilat lënë pas rivalët tjerë si HTC, LG, dhe BlackBerry / Telegrafi /
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)





