Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Paraqiten detajet jozyrtare të HP Elitebook 2760P
#1
[Image: HP_2560_940702311.jpg&size=article_medium]

Depërtimi i internetit në çdo cep të botës po shkakton që mbajtja e sekreteve për produkte të ardhshme në treg të jetë një gjë e vështirë, dhe këtë gjë e vërtetoi edhe Hewlett-Packard pasi që nuk arriti do ta mbajë të fshehtë faktin rreth produkteve të ardhshme Elitebook 2560P dhe 2760P.

Që të dy këto modele do të jenë të bazuara në arkitekturën Intel Sandy Brdige dhe do të ofrojnë disa opsione të ndryshme të procesorëve, duke përfshirë një Core i5 me shpejtësi 1.4Ghz dhe Core i7 me 1.6Ghz apo 2.7GHz. Përveç kësaj njësitë në fjalë do të ofrojnë edhe një ekran 12.1 inç me ndriçim LED dhe rezolucion 1366 x 768 (ka mundësi edhe deri në 1440 x 900), me mundësi deri në 16GB RAM, njësi Blu-ray, USB 3.0, DisplayPort, WiFi 801.11 b/g/n, eSATA, Intel GMA 3000 HD dhe sistem operativ Windows 7 në 32 bit apo 64 bit.

Dallimi kryesor në mes të këtyre dy njësive është se 2560 do të vazhdojë të ketë një dizajn tradicional, kurse 2760P që po shihet në fotografi do të jetë një tablet PC i konvertueshëm që do të sjellë përkrahje për multi-touch. Sa i përket çmimit apo datës së paraqitjes në treg ende asgjë nuk është bërë e ditur, por nuk do të shkojë kohë e gjatë dhe HP do të paraqitet edhe me të dhënat zyrtare.
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
veq pak ? Un kto ma moti e kom pa neper shitore ktu, tash ktu po thot detajet jozyrtare:| Spe kuptoj qit sen...:|
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)