Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Rishikimi i ekipit: fnatic
#1
Rishikimi i ekipit: fnatic:

Emri i ekipit: fnatic
Baza e organizatës: [Image: au.gif]
Fotografia dhe logo e ekipit:

[Image: 1309003165.98.jpeg]
[Image: rsz1fnaticwaterxg3.jpg]

Emri: Rasmus "Gux" Ståhl
Mosha: 22
Vendi: [Image: se.gif]

Shumë gjëra për këtë djalosh, besoj që janë të njohura, dhe ka një kohë që ai njihet si një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin. Ka pak kohë që iu bashkua fnatic për herë të tretë, pas një eksperience disa mujore në ekipin e Lions.

Roli i tij në këtë ekip është i ditur dhe pritet që në eventet e mëdhaja të rradhës të tregojë se kush është në të vërtetë. Ai është një frag-lider i lindur, edhe pse këtë gjë nuk e ka bënë në dy herët e para në ekipin e fnatic, pasi ai ishte vetëm një lojtarë ndihmës i f0rest e GeT_RiGhT.

Tani është koha e tij për të udhëhequr fnatic në mënyrën më të mirë për të kthyer këtë ekip në vendin ku e meriton pasi kohët e fundit nuk po shihet se janë ujqit e vjetër si në vitin 2009.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=FKFgNOCBfeU[/youtube]

Emri: Faruk "pita" Pita
Mosha: 20
Vendi: [Image: ba.gif]

Një nga lojtarë më të mirë të epokës "newschool" konsiderohet pikërisht ky djalosh 20 vjeçar, i cili së fundi u largua nga fnatic për ti lëshuar vendin manne, por ky i fundit pa treguar sukses dhe u zëvëndësua menjëherë po nga pita.

Roli i tij në ekip është si një lojtarë ndihmës, që vjen nga prapa dhe bën mrekulli në rikthimin e lojës për ekipin e tij. Talenti i tij është shumë i madh për këtë lojë, dhe ne do të presim edhe shumë nga ky lojtarë, edhe pse tani mendoj se është koha e tij për të treguar dhëmbët e tij.

Është një lojtarë shumë i qetë në lojë, bën një lojë shumë të thjeshtë, por thjeshtësia e tij bën që të bëj diferencë me lojtarët e tjerë. Ka shumë raste ku falë aftësive të tij ekipi arrin drejtë fitores shumë më lehtë, edhe pse eksperienca e tij është më e vogël në krahasim me lojtarët tjerë të ekipit.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=4pJeH35VVvw[/youtube]

Emri: Patrik "cArn" Sättermon
Mosha: 26
Vendi: [Image: se.gif]

Fjalët për liderin e fnatic janë të tepërta, pasi eksperienca e tij në gjithë këto vite tregon gjithçka për këtë legjendë suedeze. Është i njohur si një nga liderët më të mirë në botë për disa vite, dhe një menaxhues fantastik i ekipit.

Roli tij në ekipin e fnatic është si një lider në lojë, por edhe jasht lojës ai është një lider i vërtetë. Loja e tij ndoshta nuk është si lojtarët më të mirë në botë, por kur bashkohet fakti se bën strategji nga më të ndryshmet, dhe është një nga liderët më të mirë, nga ai pritet gjithçka.

Qetësia e tij në lidership, bën që ai posa të formojë ekip me lojtarë të rinj, mund të bëj befasi, siç kemi rastin në 2009 kur krijoi ekipin e ri (cArn, dsn, f0rest, Gux GeT_RiGhT) dhe arriti të fitoj një event të madh veteëm pas dy javësh, gjë që e ka bërë edhe në fillim të këtij viti, ku me ekipin e ri që e bëri fnatic për 2011 (cArn, dsn, Delpan, Xizt, pita) arriti të fitoj IEM5 European Championship.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=SzDR65oDYsg[/youtube]

Emri: Harley "dsn" Örwall
Mosha: 25
Vendi: [Image: se.gif]

Edhe ky njihet si cArn, një legjendë tjetër suedeze që është pjesë e këtij ekipi që nga viti 2005. Thuhet që kur cArn do të pensionohet, edhe dsn do të jetë në atë rrugë, por dilema është se kur do të ndodhë kjo gjë.

Roli i tij në lojë është awp-eri i parë, por në shumë raste edhe si lojtarë ndihmës. Është i thjeshtë në stilin e tij me awp, dhe luan me stilin si një camper. Por, kur ai është në formë, nuk ka ekip që mund ti del përpara, pasi luan i vetëm kundër tyre.

Në jetën e përditshme njihet si një njeri shumë i këndshëm, por kohët e fundit forma e tij është duke rënë dukshëm. Por, se a do të mundet të tregojë se forma e tij është ende e lartë, mbetet të shihet në eventet e ardhshme ku fnatic pritet të eksplodojë me ekipin e ri e dsn me rolin e tij të vjetër.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=_DGcIgVgvRc[/youtube]

Emri: Richard "Xizt" Landström
Mosha: 20
Vendi: [Image: se.gif]

Para vitit 2010 shumë njerëz nuk e kanë njohur këtë lojtarë, por me performancat e tij briliante me H2k e më pas me Lions, e së fundi në fnatic, Xizt e kanë kthyer në një nga lojtarët më të mirë që ofron Suedia.

Roli i tij është i ngjajshëm me atë të Gux, është një frag-lider i dytë, apo në disa raste edhe si një lojtarë ndihmës. Edhe pse forma e tij është si me buttonin on/off, ai është sigurisht një pjesë shumë e rëndësishme e fnatic, ku këtë gjë e dëshmoi në IEM5 European Championship, ku ai ishte thjeshtë i pandalshëm.

Edhe pse ende i ri ky djalosh, ka edhe shumë për të dhënë si për fnatic, poashtu edhe për skenën e Counter-Strike.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=6Q13Vcj22HU[/youtube]

Dhe së fundi shtrohet pyetja e njejtë. Çfarë mendimi keni për ekipin e ri të fnatic, dhe a mendoni se në eventet e ardhshme mund të rikthejnë shkëlqimin e dikurshëm?

Mendimi im është i thjeshtë. Duke parë ekipin e SK Gaming në kohët e fundit, ekipin fantastik të Na`Vi që pritet gjithçka nga ta, legjendat polake të Frag eXecutors, e legjendat tjera daneze të mTw, dhe ekipe të reja si ROCCAT, ESC Gaming e eSahara, nuk besohet që fnatic mund ta ke lehtë të sfidojë deri në vendin e parë. Por, besimi në këtë ekip nuk bën të largohet nga fansët e këtij ekipi, masi nga i madhi cArn, e nga bashkëlojtarët e tij, mund të pritet që fnatic të eksplodojë përsëri. Nëse keni mbetur pa shikuar rishikimin për tri javët e kaluara, atëherë klikoni këtu për të parë rishikimin për ekipin e Na`Vi, këtu për të rishikuar ekipin e Frag eXecutors, e këtu të SK Gaming.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
hajde urime Tongue
(ALL-LLAH is one)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)