01-23-2021, 02:32 PM
![[Image: 30-Proces4.jpg]](http://www.koha.net/repository/images/30-Proces4.jpg)
Në vend të transistorëve të tashëm të bazuar në substrat silikoni, procesorët e së ardhmes shumë lehtë do të mund të jenë të krijuar nga plastika. Ose, të paktën ata, aplikimi i të cilëve kërkohet nëpër vende të papërshtatshme ku duhet të mbështillen, e që sot i quajmë procesorë thjesht nuk mund të përdoren.
Ekipi zhvillimor evropian ka arritur të krijojë një procesor funksional me 4.000 transistorë organikë. Është ndërtuar në bazë prej plastike të mbështjellshme me sipërfaqe 2x2 cm dhe, siç mund të supozoni, tani për tani është shumë i ngadalshëm – mund të ekzekutojë vetëm një program të thjeshtë të përbërë nga 16 instruksione dhe nuk ka mundësi të programimit.
Por, me rëndësi është dëshmimi i konceptit, dhe nëse gjërat shkojnë siç shpresojnë shkencëtarët, këta procesorë do të mund t’ua japin inteligjencën gjërave të përditshme.
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)







