Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
5 video lëshuesit më të mirë për Mac
#1
[Image: 0_mac_video_intro_369036230.jpg&size=article_medium]

Edhe pse nuk ka aq përdorues shqiptarë të sistemeve operative të prodhuesit Apple, e shoh të arsyeshme që të ndihmoj dikë që ka mëdyshje se me çfarë programi të shikojë videot në kompjuter. Unë nuk dua që t’ia imponoj askujt ndonjë softuer, por thjesht do t’i paraqes disa alternativa.
Mbase mund të mos keni zgjedhur ende se çfarë video lëshuesi të përgjithshëm të përdorni, një që është falas dhe i lehtë për përdorim të zakonshëm. Le të fillojmë.


1. VLC Media Player

[Image: 1_vlc_player_358449566.png]

Pa marrë parasysh se çfarë sistemi operativ përdorni, VLC Media Player është një nga video lëshuesit më të mire. VLC është një plaftormë e hapur multimediale që lëshon pothuajse çdo lloj të video skedarëve, duke e quajtur atë si lëshues i përgjithshëm.

Ju gjithashtu mund të përdorni DVD, CD, VCD dhe protokolle të larmishme për rrjedhje. Nuk ka nevojë për pako të kodekëve dhe është program falas. Çdo kush që është i njohur tashmë me VLC nuk duhet të befasohet që këtë program ta shohë në listë.

2. DivX

[Image: 2_divx_player_609132189.jpg]

DivX Player për mac është gjithashtu një alternative e mire për ju që t’i lëshoni videot tuaja, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar për videot me cilësi HD. DivX Player ju mundëson që të lëshoni të gjitha videot DivX (.mkv), por gjithashtu mbështet edhe lloje të tjera të video skedarëve, duke përfshirë skedarët QuickTime.

3. NicePlayer

[Image: 3_niceplayer_169553480.jpg]

NicePlayer është një aplikacion relativisht i panohur, por është një video lëshues mjaft mbresëlënës për Mac. Ky softuer është me burim të hapur që ishte dizajnuar për të lëshuar filmat dhe ka mjaft gjëra. Ja vlen ta provoni.

4. Elmedia Player

[Image: 4_elmedia_player_258559767.jpg]

Elmedia Player është një lëshues për Flash dhe mediave të tjera për Mac OS X që mbështet rilëshimin për FLV, SWF, XAP (Silverlight), RM dhe RV (Real), AVI, MOV, MPA dhe shumë formate të tjera. Ky softuer veçorizon një uebshfletues të brendshëm, kështu që ju mund të shfletoni përgjatë uebfaqeve dhe të shikoni filma, pa pasur nevojë që të largoheni nga aplikacioni.

5. Windows Media Components for QuickTime

[Image: files.php?file=5_wm_quicktime_247461385.jpg]

Ju mbase mund të befasoheni kur e kuptoni që këto shtesa madje ekzistojnë, por është një zgjidhje praktike, nëse jeni duke dashur që të keni veçori të sistemit Windows. Me Windows Media Components për Quicktim, ju mund të lëshoni skedarët Windows Media (.wma dhe .wmv) drejtpërdrejt në lëshuesin QuickTime Player dhe të shihni përmbajtjen e Wndows Media në Internet, duke përdorur një uebshfletues. Këto shtesa mbështesin një numër të madh të kodekëve për audio dhe video, po ashtu edhe formate të ndryshme të skedarëve (si .avi).

Me programet në këtë listë, ju mund të përzgjedhn se cilin softuer ta përdorni për të lëshuar ndonjë lloj të skedarëve me të cilët ndesheni. Nëse keni ndonjë alternative tjetër, mos ngurroni të tregoni në komente.pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)