01-23-2021, 10:58 AM
![[Image: f.0331091003200_210.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/multimedia/f.0331091003200_210.jpg)
Nvidia ka reaguar ndaj vështirësive që kanë përjetuar disa nga blerësit e kartelës së re GeForce GTX 590.
Në disa raste të “overclocking”, kishte ndodhur që kartela të digjej, gjë që nuk është ndodhi e vogël duke llogaritur çmimin e saj.
Duke diskutuar problemet me ‘driverë’, nga Nvidia kanë thënë kartela funksionon normalisht me Forceware 267.84 dhe me taktet e caktuara, por problemi qëndron në dizajnin e tepruar të tensionit gjatë “overclockingut” në 1.2 V (tensioni standard është mes 0.91 dhe 0.96 V).
Kompania tashmë ka përgatitur versionin e ri të BIOS-it të kartelës, i cili do të duhej të pengonte dëmtimin e mëtutjeshëm të GTX.
Për të marrë BIOS-in, ndërrimin e kartelës dhe sigurimin e garancisë, blerësit duhet t’u drejtohen dyqaneve ku i kanë blerë kartelat.
J U V E N T U S <3

