Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
IBM parashikon 5 vitet e ardhshme
#1
[Image: smarttechnologies.jpg]
IBM ka ofruar listën e saj vjetore prej pesë inovacionesh, që do të ndryshojnë jetën tonë brenda pesë viteve të ardhshme. IBM e quan listën “IBM 5 në 5”. Lista mbulon inovacionet që IBM beson se do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit punojnë, jetojnë dhe bashkëveprojnë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Pesë inovacionet që IBM liston këtë vit përfshijnë prekjen, shikimin, dëgjimin, shijen dhe nuhatjen. IBM beson se gjatë pesë viteve të ardhshme ju do të jeni në gjendje të prekni pëlhura dhe objekte të tjera me anë të telefonit tuaj, duke përdorur ndërveprime dridhjesh dhe teknologjish të tjera. Inovacionet që IBM parashikon për sytë, kanë të bëjnë me kompjuterët, të cilët mund të kenë aftësinë të kuptojnë se çfarë është një imazh dhe çfarë do të thotë, pa pasur nevojë në mbështetjen e etiketimeve, ose ndërveprimit njerëzor.

IBM parashikon gjithashtu se brenda pesë viteve të ardhshme kompjuterët do të përmirësojnë ndjeshëm aftësinë e tyre për të dëgjuar dhe kuptuar tingujt.

Për më tepër, IBM parashikon testimin digjital të shijes për të ndihmuar njerëzit të bëjnë zgjedhje të shëndetshme, kur bie fjala për ushqimet. IBM thotë se studiuesit e saj janë duke zhvilluar një kompjuter, i cili mund të provojë shijen që do të përdoret nga kuzhinierët për të krijuar receta më të mira.

IBM parashikon gjithashtu se kompjuterët do të kenë ndjenjën e të nuhaturit. Parashikimi është se gjatë pesë viteve të ardhshme sensorë të vegjël të instaluar në kompjuterë, ose telefonat celularë, do të jenë në gjendje të zbulojnë, nëse përdoruesi është sëmurë nga gripi, apo nga diçka tjetër.
Herë të shfletuara: 137
Postime të ngjashme:
Syze teknologjike për të verbrit (0.572)
Volvo me makinë të re gjeniale (0.572)
Fotot e fshira në Facebook tani do të fshihen përgjithmonë (0.344)
Syri i stuhisë: Imazh i ri i Njollës së Kuqe Gjigante të Jupiterit (0.342)
Skaneri i ri i trurit ndihmon të paralizuarit të germëzojnë (0.342)/krokodili.com
الله
[Image: aOZjyVW.png]
[Image: tumblr_n392ijsGMV1s1zx8bo1_400.gif]
I have not failed. I've just found 10,000 ways that won't work. Thomas Edison
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)