01-15-2021, 10:35 AM
![[Image: radeon%20hd%206950%20fleksibil.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_12/radeon%20hd%206950%20fleksibil.jpg)
Sapphire edhe zyrtarisht paraqiti versionin e posaçëm të Radeon HD 6950 nga familja e njohur e kompanisë FleX. Veçantia e linjës së kartelave FleX, kështu edhe e këtij modeli, është zgjidhje e kujdesshme e video konektorëve të cilët shfrytëzuesve ua mundësojnë lidhjen më të lehtë në tri monitorë në mënyrën e punës Eyefinity.
Sapphire Radeon HD 6950 FleX Edition ka nga dy konektorë DVI dhe mini DisplayPort dhe një HDMI, e shfrytëzuesit mund të lidhin monitorët përmes dy DVI-ve dhe një HDMI-je (HDMI në adaptuesin DVI dërgohet së bashku me kartelë).
Përveç mundësisë së cekur, dizajnit të PCB-së dhe ftohjes joreferente dhe ndërprerësit dual BIOS, bëhet fjalë për Radeon HD 6950 standard me taktet e GPU-së prej 800 MHz dhe 5 GHz efektiv për 2 GB të memories GDDR5. Çmimet nuk janë publikuar.
![[Image: radeon%20hd%206950%20fleksibil%202_240_240.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/resized/images/stories/2011_12/radeon%20hd%206950%20fleksibil%202_240_240.jpg)





![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)
