01-15-2021, 10:32 AM
![[Image: quickport%20i%20katerfishte_240_240.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/resized/images/stories/2011_12/quickport%20i%20katerfishte_240_240.jpg)
Sharkoon zgjeron ofertën e pasur në dock-ëve të jashtëm për disqet me modelin e ri të quajtur QuickPort Quattro. Ky dock i dedikohet shfrytëzuesve me kërkesa më të mëdha dhe njëkohësisht mund të pranoj deri në katër disqe 2.5- ose 3.5-inçësh ose ata SSD.
Janë të përkrahur disqet me kapacitet deri në 3 terabajt, e pajisja në kompjuter kyçet përmes ndërfaqes USB 3.0 ose eSATA derisa kompania në pako dërgon edhe kabllot përkatëse. Pajisja ka të instaluar edhe dy ventilator për ftohjen e disqeve, me mundësi të kurdisjes së shpejtësisë së rrotullimit me potenciometra në pjesën e pasme të pajisjes. Çmimi i Sharkoon SATA QuidkPort Quattro në tregun evropian është 107.90 euro.
![[Image: quickport%20i%20katerfishte%202_240_240.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/resized/images/stories/2011_12/quickport%20i%20katerfishte%202_240_240.jpg)


